Dhe ne dibranët duartrokasim…

Dita

Të gjitha dashuritë, kërkojnë një farë ekuilibri për të jetuar më gjatë. Në rast se një dashuri kënaqet vetëm me fjalë, këtu hyn në punë platonizmi apo një farë defekti psikologjik. Më duket se ne e kemi të theksuar këtë “sëmundje”. Për ilustrim, po marr fushatën e Dibrës. Betimet e “zjarrta” të Shehut për dashurinë ndaj dibranëve nuk përkojnë fare me veprën e këtij zotërisë kur ishte në pushtet. Dëgjova jo pa neveri “betimet” e z. Shehu në Peshkopi kur ishte i gatshëm që edhe me një dorë apo një këmbë do të luftonte deri në “vetëflijim” për dibranët e “shtrenjtë”. I tillë “dashnor” edhe Luli. Flisnin me superlativë që ishin ata që e nisën rrugën e Arbrit. Por përse nuk e bitisën? Natyrisht që “fajin” e kishte çdokush tjetër përveç tyre. E ne dibranët, i duartrokitëm me frenezi si çdo 4 vjet, pavarësisht se rruga rri varur në “gozhdat” e premtimeve dashurore. A nuk jemi platonikë? Do të bëjmë plot rrugë në këtë rreth tha Luli. A thua se kur ky ishte në pushtet për 8 vite, Dibra nuk ekzistonte e as dibranët. E ne vazhdojmë duartrokitjet? Profeti

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *