Policia e Delvinës arreston një të mitur, 15 vjeç, për drejtimin e automjetit në mënyrë të parregullt: R.D.është banues në fshatin Kopacez të Delvinës.
R.D. u arrestua pasi po qarkullonte me një “Benz” me targë AA842GZ në aksin rrugor Vergo – Shijan dhe pranë vendit të quajtur “Qafa e Beshirit” ka dalë nga rruga dhe ka goditur një shtyllë prej betoni.
Fatkeqësisht, nga aksidenti, e kanë pësuar dhe dy pasagjerët e tij: A.D – 12 vjeç dhe N.D – 21 vjeç.
Policia tha se të tre të dëmtuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
