Partia Demokratike ka dorëzuar zyrtarisht në komisionin e posaçëm amendamentet e plota të ligjit për Vettingun. Kështu, PD ka dorëzuar 7 çështje që përkthehen në 28 amendamente.
Sipas Partisë Demokratike ligji aktual i propozuar paraqet probleme të thella me Kushtetutën, ndërsa i hap rrugën kontrollit të qeverisë mbi organet e drejtësisë.
PD: Roli aktiv dhe përcaktues që kanë organe të kontrolluara apo nën varësinë e pushtetit ekzekutiv (ILDKPKI dhe DSIK), passjell kontroll tërësor të Qeverisë në të gjithë komponentët e procesit të rivlerësim.
Organet e reja të Vettingut vendosen nën mbikëqyrjen dhe kontrollin e Qeverisë sepse telekomunikimet dhe të ardhurat financiare të anëtarëve të tyre kontrollohen në mënyrë periodike nga agjenci në varësi të Qeverisë, si psh. Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave.
Opozita thekson se teksti i projektligjit nuk detajon procedurën e përzgjedhjes dhe emërimit të anëtarëve të organeve të vettingut, si dhe procesin e vlerësimit të kandidaturave
PD: Procesi dhe standardet e kontrollit të figurës cenojnë të drejtat dhe liritë e njeriut, të sanksionuara në Kushtetutë dhe në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si dhe nenin DH të Aneksit të Amendametneve Kushtetuese.
Projektligji cenon barazinë përpara ligjit të sanksionuar në nenin 18 të Kushtetutës, standardet e procesit të rregullt ligjor, të sanksionuar në nenin 42/2 të Kushtetutës, si dhe parimin e llogaridhënies së organeve kushtetuese, si element thelbësor i shtetit të së drejtës.

Shenim : Do te perseris ate qe thuhet ne Dita dhe Tema ,
qe banda mafioze pedeiste per te shpetuar lekuren e kry-
kriminelit te Vicidolit jane gati te amendojne edhe Biblen
edhe Kuranin. !!!
Jane bere gazi i botes , e kam fjalen per nderkombetaret se sa per opinionin shqiptar banda e bariutte dhive te Vi-
cidolit as qe e ve ne hesap !
Por zoterinj pedeiste me hir ose me pahir, doni apo s’doni
JU ,Vetingu do te aprovohet dhe te gjithe hajnat ,vrasesit,
plackitesit e pasurise kombetare do te perballohen me
drejtesine , por jo me kete Drejtesi qe ne cdo minute e
urdheron Saliqeni , por nje Drejtesi qe te jete krejtesisht e
pavarur nga ‘!cekici” i Vicidolasit ! Vetem kur t’i vihen
prangat ketij qafiri ,ketij tradhetari, ketij vrasesi ,ketij
hajne ne hyrjet e kufijve te Shqiperise do te shkruhet
WELCOME TO ALBANIA WITHOUT SALI VICIDOLI !