ISIS sulmon Jemenin, të paktën 60 persona të vdekur

Elton Tafaruci

Të paktën 60 persona janë vrarë në një sulm kamikaz në qytetin Aden të Jemenit.

Zyrtarët  thonë se në shënjestër të sulmit ka qenë një objekt ushtarak pro-qeveritar.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë grupi militant Shteti Islamik.

Lufta në Jemen midis forcave qeveritare dhe rebelëve shiitë Huthi ka nisur që 17 muaj.

Sipas shifrave të Kombeve të Bashkuara, mbi 6,600 veta janë vrarë dhe rreth 2.5 milionë të tjerë janë zhvendosur.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *