Policia rrugore e Tiranës nuk ka kursyer askënd gjatë kësaj fundjave, duke vënë më shumë se 5100 gjoba, e duke arrestuar 27 shoferë pasi janë gjetur të dehur ose pa dokumente.
Kështu gjatë fundjavës janë vendosur gjithsej 5.114 masa administrative:
Duke përdorur ragerat dhe radarin, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë arrestuar në flagrancë 4 drejtues mjetesh të papajisur me Leje Drejtimi dhe 23 drejtues mjetesh në gjendje të dehur.
Janë pezulluar gjithsej 148 Leje Drejtimi, nga këto: 35 për alkool, 67 për shpejtësi dhe 46 për shkelje semafori e shkelje të tjera të ndryshme.
Janë vendosur 790 masa administrative për mosvendosje rrip sigurimi, 209 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse si dhe 736 masa për shpejtësi/parakalime të gabuara.
Gjithashtu janë këshilluar drejtues të automjeteve që nuk kanë rezultuar përsëritës për mosvendosje të rripit të sigurimit, përdorim celulari e shkelje të lehta të Kodit Rrugor.

Po ketij pse nuk i vune gjobe?
http://sot.com.al/politike/ka-ligje-p%C3%ABr-gramoz-ru%C3%A7in-nuk-ekzistojn%C3%AB-shikoni-ku-e-parkon-makin%C3%ABn