Demarkacioni, ndërhyrja e KFOR-t mund ta kthejë Kosovën në 1999

Elton Tafaruci

Komandati në largim i KFOR-it, Guglielmo Luogi Miglietta, ka vlerësuar se me gjithë se në Kosovë është një situatë të qetë, gjendja është po aq fragjile, transmeton KTV.

Kështu u shpreh ai gjatë një konference me gazetarët, në prag të largimit të tij nga kreu i KFOR-it në Kosovë.

Gjenerali Guglielmo Luogi Miglietta e përfundon mandatin në krye të KFOR-it më 1 shtator.

Duke folur për demarkacionin me Malin e Zi, komandati në largim i KFOR-it, Guglielmo Luogi Miglietta, ndonëse e ka konsideruar çështje të brendshme të shtetit të Kosovës, ka treguar se Komisioni ndërkombëtar i udhëhequr nga ish-presidentja Jahjaga ka kërkuar nga ta hartat për të vërtetuar vijat kufitare dhe, sipas tij, ata kanë pasur një takim me këtë komision ne marsin e këtij viti.

I pyetur nga mediat për protestën e 1 shtatorit dhe sigurisë, ai ka theksuar se beson në Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, por nuk ka përjashtuar mundësinë e intervenimit nëse një gjë e tillë kërkohet.

Komandati i KFOR-it potencoi se intervenimi i tyre mund ta kthejë Kosovën në 1999.

Guglielmo Luogi Miglietta – komandant në shkuarje i KFOR-it e ka cilësuar njollë të zezë për Kosovën atë që ka ndodhur dje në Mushtisht të Suharekës, e cila, sipas tij, mund ta kthejë Kosovën 17 vjet mbrapa. Ai e ka cilësuar se Kosova megjithëse është në një situatë të qetë, gjendja është po aq fragjile.

Miglietta, i cili përfundon mandatin më 1 shtator, ka dënuar aktin e hedhjes se bombës ndaj shtëpisë së drejtorit të RTK-së, duke theksuar se nuk do të flasë asnjë fjalë, pos që u bashkohet deklaratave të zyrtarëve të tjerë shtetërorë e ndërkombëtarë.

Share This Article
5 Comments
  • Këta italianët vetëm probleme i kanë sjellë Kosovës.
    Në krye të KFOR-it duhet të jenë njerëz që nuk blihen e shiten sipas oreksit të Serbisë! Qeveria e Kosovës por edhe ajo e Shqipërisë duhet të jenë të vëmendshëm dhe të luajnë fort për personat që mendohet të drejtojnë organizatat ndërkombëtare.

  • “Demarkacioni, ndërhyrja e KFOR-t mund ta kthejë Kosovën në 1999”
    ju jeni hajvanë apo çfarë??
    “Guglielmo Luogi Miglietta – komandant në shkuarje i KFOR-it e ka cilësuar njollë të zezë për Kosovën atë që ka ndodhur dje në Mushtisht të Suharekës, e cila, sipas tij, mund ta kthejë Kosovën 17 vjet mbrapa.”

  • Eshte shum deshpruse,si nuk e tha nje fjale te vetme SHqiperia per problemin e kufirit me Malin e zi.e ter evropa e me gjere po i fusin hundet,ndersa SHqiperia shkone e bane marrveshje me shtetin serrbe thua se ska te tjera probleme.po a skeni harta te kosoves or te uruar po deshmone se paku njehere me jeten tuaj se jeni gjalle.ka 100 vite shte ,e i fusint veshet ne leshe,ka frik edhe nga Maqedoni ae banuar kryesisht me shqiptare,dhe Mali i zi po ashtu.po kujt ti thuash mos vete per ne si kombe ,andej e kendej kufiri nje brum.vetem trathti,krim korrupsion,genjeshtra shantazhe.

  • Popujte kerkojne te shkeputen nga shtetet qe i kolonizojne,kurse popullates se Shqiptarve te Kosoves nderkombetaret kerkojne te pranojne neneshtrimin ndaj malit te zi,qe te behen akoma me zi!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *