Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri thotë se nuk ka asnjë centimetër tokë ku policia nuk hyn për të luftuar fenomenin e kanabisit.
Teksa sqaron në Facebook se ndodhet me Tim Judah nga “The Economist” duke asistuar ne një nga operacionet e përditshme të Policisë, ministri shprehet se nuk ka kultivues dhe kriminelë me imunitet të çfarë do lloji.
Reagimi në Facebook:
Me Tim Judah nga “The Economist” duke asistuar ne një nga operacionet e përditshme të Policisë kundër kultivimit te kanabisit.
Më shumë se fitore kundër bimëve, territorit dhe kultivuesve, kemi fituar përfundimisht luftën me të shkuarën. Sot nuk ka me të paprekshëm, nuk ka cm2 territor ku policia nuk ndërhyn, nuk ka me kultivues dhe kriminele me imunitetit të çdolloj.
Jam shumë i ndërgjegjshëm që ka ende shume për të bërë, ndaj mirëkuptoj cilindo qe pret më shumë prej nesh. Shumë kemi bërë dhe shumë kemi për të bërë. Jemi në rrugën e duhur për të ndërtuar Shqipërinë e gjeneratës së të ardhmes me Policinë e gjeneratës së të ardhmes.

Tani pas fushave, kodrave, maleve, pyjeve, gerxheve hashashi po mbillet edhe ne taraca e ballkone. Nje sukses i tille i rilindjoteve eshte historik e nuk ka gazetar qe te mund ta mohoje sado para ti kete dhene Sorosi. Forca cuna ne pune qe ta tejkaloni planin si qemoti.