Vettingu, Lu e Vlahutin takojnë Ilir Metën

Dita

Ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin po zhvillojnë një takim me kryeparlamentarin Ilir Meta në Kryesinë e Kuvendit.

Takimi vjen vetëm një ditë para mbajtjes së seancës së jashtëzakonshme plenare, ku pritet të kalojë për miratim projektligji për Vettingun. Më herët, paradite, kryediplomati i SHBA-­ve dhe ajo e BE­së patën një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Po sot opozita depozitoi në Kuvend 75 amendamente për ligjin e Vettingut. Nesër mbahet seanca për Vettingun, që ka të bëjë me krijimin e institucioneve të reja që do të jenë në krye të procesit të emërimit të gjyqtarëve dhe të prokurorëve.

Share This Article
2 Comments
  • PD-ke ku ka kullote deri me sot,qe kujtohet per 75 amandamente.
    75 ndryshime duhesh 3-4 vjet per ti arrite.Ketyre u eshte zene veza ne te dal dhe tashti duan me emergjence furrik.Ndryshej u plasi veza ne vithe e behen helaq e len mandejza qe te kundermon ere sulfuri te vezve te prishura,e nuk ka burre nane qe e duron.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *