Një kontroll i papritur në zyrat e shërbimit civil nga sundimtari i Dubait, ka rezultuar në pamje të turpshme për Sheikh Mohammed, i cili shihet teksa qëndron në këmbë vetëm dhe tavolinat janë bosh.
E diela është një ditë normale pune në Emiratet e Bashkuara, dhe nëse nuk duhet bërë vonë për
në punë, është pikërisht kjo ditë. Ishte e diel, kur Sheikh Mohammed bin Rashid, nisi inspektimin
në mëngjes herët në disa prej departamentet e shërbimit civil, raporton “Gulf News”.
Ai priste që të shihte zyrtarët e lartë duke punuar në tavolinat e tyre, por në fakt nuk ndodhi aspak
ashtu. Siç shihet edhe në foto, Sheikh Mohammed bin Rashid është i vetmi person i pranishëm.
Sipas “Gulf News”, Sheikh njihet për kontrollet e tij herët në mëngjes, “për të siguruar se shërbimet
qeveritare janë rritur në Dubai me standarde globale për t’u admiruar”, kështu prania e tij nuk
duhej të ishte një “suprizë” për punonjësit.
