Një ditë më parë, Nazime Visha u dënua me dhjetë vjet burg për vrasjen e burrit, i cili abuzoi me të për vite me radhë. Por ajo që mediat kanë kapur gjatë seancës gjyqësore është sa tragjike, aq edhe komike. Gjyqtari Petrit Çoma ka bërë një sy gjumë, në një kohë kur duhej të kishte dëgjuar fjalën e avokates së Vishës. Mesa duket, Çoma nuk ka dëgjuar as argumentimet e mbrojtëses së Vishës dhe as kërkesën e kësaj të fundit për mëshirë, për shkak të rrethanave që e shtynë në krim dhe moshës së re. Megjithatë, ky nuk është rasti i parë që drejtësia “merr një sy gjumë”, me ose padashje.
Videoja:
Dënohet me 10 vjet burg, Visha: Më jepni mundësi të rifilloj jetën
Nazime Visha e akuzuar për vrasjen e Fiqiri Muços, u shpall fajtore nga Gjykata e Tiranës, ndërsa u dënua me 10 vite burg, nga 15 vite në total. Ajo përfitoi nga ulja e një të tretës së dënimit. Gjatë seancës së fundit, para se të jepej vendimi, 18-vjeçarja u lut për mëshirë nga togat e zeza duke pranuar se ishte fajtore për vrasjen por se kishte qenë viktimë e njeriut që ajo vrau.
“E pranoj krimin. Ju drejtohem edhe si fëmijë. Kërkoj mëshirë nga Gjykata. Rrethanat familjare më kanë detyruar të hesht. Ju lutem më jepni mundësi të rifilloj jetën si gjithë moshataret e mia”, deklaroi Visha.
Pas dhënies së vendimit, babai i 18-vjeçares, Beqir Visha u shpreh se dënimi i dhënë për të bijën ishte shumë i rëndë. “Nazimja e bëri veprimin për të shpëtuar nga ai akrep që e përdhunonte në moshë të mitur”, deklaroi babai i vajzës, ndërsa shtoi se vendimi i gjykatës do të apelohej. Nga ana tjetër, avokatja mbrojtëse Vjollca Pustina kërkoi pafajësi dhe dënim vetëm 2 vite për armëmbajtje pa leje të Nazimes.
Në seancën e kaluar, edhe prokurori i çështjes e kishte vlerësuar si viktimë Nazimen, duke u shprehur se rrethanat duhet të merreshin parasysh në këtë rast, sepse bëhej fjalë për një njeri me të cilën ishte abuzuar që fëmijë nga një person jo vetëm më i rritur, por edhe i afërt i saj.
Ngjarja për të cilën u dënua 18-vjeçarja ndodhi më 13 gusht të vitit të kaluar. Fiqiri Muça me mjetin e shtetasit Myrvet Bardhi është nisur nga qyteti i Durrësit pranë banesës së gjyshes së Nazime Vishës. Sipas policisë, kjo e fundit ka pritur me të shtëna kallashi 45-vjeçarin, të cilin e akuzoi se e ka përdhunuar dhe donte ta trafikonte. Ngjarja mori përmasa të mëdha mediatike, ndërkohë që tronditi mbarë opinionin e vendit.
Pak kohë pas ngjarjes, 18-vjeçarja pranoi se ishte ajo autorja e ekzekutimit të Fiqiri Muçës, i martuar dhe babai i pesë fëmijëve. Ajo rrëfeu se 45-vjeçari i shkatërroi ëndrrat për jetën. / Evelina Hoxha

Nje pushtet i tille mender-gjyqesor, qe liron vrasesit e nje fshati te tere,si ne Gerdec,apo vrasesit e qytetareve pergjate ushrimin e te drejtes se tyre sovrane,si ne 21 Janar,,,,,dhe qe denon nje vajze te re pse mbrojti veten e saj ne Shqiperine e katandisur vetem me te drejten e “dy duarve per nje koke” ,eshte i marre fund ne breket e dhjera te prijesit te vet.
Nazime Visha,me aktin e saj do te jete shembull frymezimi per vajzat qe ne emer te dashurise per jeten e tyre te re dhe ne mungese totale te shtetit te se drejtes per t’i mbrojtur,ja dalin te mbijetojne me koken lart.Besoj fort qe keto dhjete vjetet e denimit te saj do te reduktohen mjaft ne te ardhmen e afert.
Ju lumte gjykatave te doktor rumpalles sepse vrau perdhunusin e saj dhe gjykata jone e denon me dhjet vjet burg Ne nje shtet normal nazimia duhej te lirohej ne sallen e gjyqit por cmund te themi per gjyqtaret e plepave e pesofshin ne femijt e tyre
Po ky eshte i persekutuar. Djali i Liri Belishoves, Petrit Como, vellai i Drita Comos, poetes qe vdiq per shkak te diktatures nga leuçemia ne Cerrik. Ylli i drejtesise sone…