Kryeministri Edi Rama deklaroi të martën se koalicioni qeverisës në aspektin strategjik i ka bërë një shërbim të madh këtij vendi, sepse ky koalicion është garancia për reformat e pa bëra në mbi 20 vite dhe po hedh bazat për të patur më së fundmi një shtet.
“Koalicioni ka jo pak skeptik e jo pak kundërshtarë, por duhet parë në dy nivele. Në atë të përditshmërisë, ku ka plot probleme. Këtu flas jo në marrëdhëniet ndërpartiake, por ato të administratës dhe në nivelin e qëllimit dhe objektivit afatgjatë për të reformuar Shqipërinë. Nëse në aspektin e parë ka shumë gjëra për të korrigjuar, madje duhet kërkuar edhe ndjesë, në nivelin tjetër koalicioni i ka bërë një shërbim të madh këtij vendi sepse ky koalicion është garancia për reforma të pabëra 20 e kusur vite, po hedh bazat për të patur më së fundmi shtet”, deklaroi Kryeministri Rama.
Kryeministri po ashtu duke e konsideruar të ardhmen e koalicionit si një ndër çështjet për të cilat qytetarët kanë shprehur interes të lartë informoi se së shpejti ne do të ulemi do të diskutojmë projektin e katërvjeçarit të ardhshëm të hapur e konstruktive e mirëkuptim të plot dhe do të vendosim si do të paraqitemi para shqiptarëve. Koalicioni ka dhe një komponent të ri, PDIU-në, edhe prëtej të gjithave ka një mbështetje të gjerë në territor. Në të përditshme e saj, ky koalcion ka shumë për të rrudhur buzët, por në gjykimin tim, koalicionit njohja e meritës së madhe se është baza e të gjitha reformave që sot po transformojnë vendin dhe që krijojnë kështu bazë për shqipërinë e gjeneratës tjetër, asajqë jeton në një Shqipëri Europiane dhe një shtetë që funksinon”, tha Rama.

po puno pak per Shqiperine e gjenerates sone se per ate te gjenerates tjeter do te ngelen koncensionet dhe borxhet.Kesaj i thone :Prit gomar te mbije bar!