Erdogan nuk ndalet, arreston kryeredaktorin

Elton Tafaruci

Autoritetet turke kanë arrestuar kryeredaktorin e gazetës së rëndësishme “Hurriyet”, Dincer Gokce, në arrestimet më të fundit të gazetarëve dhe të tjerëve që akuzohen se kanë lidhje me puçin e dështuar të muajit që shkoi.

Lajmi është bërë i ditur nga gazeta “Hurriyet” në versionin e saj në gjuhë angleze. Sipas saj, Dincer Gokce, është arrestuar bashkë me nëntë të tjerë pasi  zyra e prokurorit të Stambollit kishte lëshuar urdhër arreste për 35 persona, në një hetim ndaj përkrahësve të klerikut mysliman që jeton në SHBA, Fethullah Gulen, për të cilin Turqia thotë se ka orkestruar grushtin e shtetit.

“Hurriyet”, njëra nga gazetat më të shitura në Turqi që ka marrë një qëndrim pro qeverisë, ka thënë se disa nga 35 urdhër arrestet ishin për gazetarë. Të paktën 18 nga ata gjenden jashtë shtetit, sipas saj. Zyra e prokurorit nuk ka komentuar.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *