Kjo video e xhiruar në Binghamton të Nju Jorkut tregon momentin kur disa kalimtarë të guximshëm i shpëtojnë jetën një femre. Pas përplasjes makina e saj po digjej dhe ajo ishte pa ndjenja.
Kalimtarët vrapojnë për ta nxjerrë jashtë makinës dhe njëri prej tyre përpiqet të shuajë flakët. Video është publikuar nga kryebashkiaku i Binghamtonit, David Rich, i cili ka falenderuar personalisht heronjtë.
