Pukë, asgjesohen 5700 rrënjë kanabis të mbjella në 5 parcela

Elton Tafaruci

Policia e Pukës ka asgjesuar 5 700 bimë narkotike kanabis sativa. Efektivat e Komisariatit të Policisë Pukë kanë ushtruar kontrroll në territorin e fshatit Rras, Njësia Administrative Gjegjan Pukë në një zonë të pyllëzuar me pisha, pa pronar, të cilën e kanë shpyllëzuar autorët e dyshuar për këtë aktivitet kriminal.

Gjatë kontrollit të ushtruar u gjetën dhe u asgjësuan me anë të djegies 5 parcela me 5 700 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva që varionin me gjatësi nga 80 deri në 180 cm

Po punohet për identifikimin dhe vënien para përgjesgjesisë penale të të gjithë autorëve të këtij aktiviteti kriminal.

Materialet i’u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prerja e paligjshme e pyjeve” parshikuar nga nenet 284 e 205 të Kodit Penal.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *