Kjo grua dëshironte me çdo kusht që të kishte një trup perfekt dhe për këtë ajo shpenzoi plot 90 mijë dollarë.
Georgia Ailes, 32 vjeç nga SHBA, kishte bërë disa përpjekje për t’u dobësuar me anë të ushtrimeve dhe dietave, por nuk ia kishte arritur kësaj gjëje.
Për këtë arsye, në vitin 2014 ajo bëri një operacion në stomak, të cilin e ngushtoi, por problemet nuk përfunduan këtu.
Asaj i mbeti lëkura e varur si një qese dhe kështu vendosi që të bënte një tjetër operacion. Plot 90 mijë dollarë i kushtoi asaj “trupi i ëndrrave”.
“Ndihesha si një qen, por tani kam trupin që kam ëndërruar”, thotë ajo.












