Një shqiptar tjetër vdes nga dhuna e policisë greke!

Elton Tafaruci

Një tjetër shqiptar ka vdekur nga dhuna e policisë greke.

Lajmin e bën të ditur gazetari shqiptar që jeton në Athinë, Shpëtim Zinxhiria. “Dyshimi që pata publikuar pak ditë më parë lidhur me zhdukjen e shqiptarit nga punonjës të policisë greke është i vërtetë”, shkruan Zinxhiria.

Sipas tij, ngjarja ka ndodhur kohë më parë nga punonjës të policisë së Rajonit në Agios Pantelimona, 1. 5 km larg qendres nga Omonia.

Më shumë rreth kësaj na është premtuar se javën që vjen do të kemi mundësinë për të biseduar me pjesëtar të familjes se viktimës. Këtë ngjarje e ka marrë përsipër një avokat grek në Athinë.

Deri tani është verifikuar se shqiptari është ndaluar nga policia greke tek po kryente një vjedhje, por më pas është gjetur në një përrua pranë Detit.

Sipas informacionit të dhënë thuhet se mjeku ligjor ka gjetur në trupin e viktimës shenjat dhunimit dhe të mbytjes me duar.

Share This Article
2 Comments
  • Ju jeni osmanllinj kriminela!
    Propagandoni cdo gje kunder grekerve per hater te kriminelave ordiner, me qellim qe te ushqeni me urrejtje islamistet e albanisranit.
    Vetem kafshet ju besojne!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *