Ministria e Mjedisit: Vijon sekuestrimi i arinjve në robëri

Elton Tafaruci
Albania, Katundi i Ri | 2016 05 03 | Bear Ledja at Restaurant Villa 7 in Katundi i Ri, Albania.

Në vijim të zbatimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit midis Ministrisë së Mjedisit dhe Fondacionit “Katër Putrat” me qendër në Austri, i specializuar për arinjtë, prej ditës së djeshme kanë filluar  një seri inspektimesh në bashkëpunim me ISHMP-në dhe AKZM-në për konfiskimin e 3 arinjve që mbahen përkatësisht në Zerqan (Bulqizë), Ulëz (ariu Tomi) dhe Levan (Fier), thuhet në një njoftim për mediat nga Ministria e Mjedisit.

Gjatë këtyre inspektimeve ditën e sotme është bërë e mundur vendosja e përkohshme e ariut Tomi nga Ulza në Kopshtin Zoologjik të Tiranës, me asistencën e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit pranë Bashkisë Tiranë.

Zv/ministri Kledi Xhaxhiu u shpreh për mediat se Ministria e Mjedisit, në bashkëpunim me institucionet e saj të varësisë, për të parën herë ka adresuar një problematikë të trashëguar në vite. Ndërsa kreu i Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, Blendi Gonxhe, shprehu kënaqësinë që Kopshti zoologjik ofron këtë mundësi strehimi të përkohshëm për arinjtë në robëri si dhe theksoi se po punohet për ngritjen e qendrës në zonën e Dajtit për të mbajtur arinjtë në vendin tonë.

Përfaqësues i Fondacionit “Katër Putrat”,  Carsten Hetwig, shprehu konsideratën për angazhimin e Ministrisë së Mjedisit për shpëtimin e ariut Tomi dhe transferimin e tij në strehimoren e Prishtirnës, duke theksuar se aksioni vjen pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit midis Ministrisë së Mjedisit dhe fondacionit austriak.

Hapat e ndërmarrrë gjatë këtij viti nga Ministria e Mjedisit janë konkretizuar në mars me nënshkrimin nga Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, të Marrëveshjes së Bashkëpunimit midis Ministrisë së Mjedisit dhe  Fondacionit “Katër Putrat”, që do të ofrojë asistencë teknike  në ngritjen e të parës qendër strehimore për arinjtë  në Shqipëri.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *