Operacion masiv i policisë, asgjesohen 81 mijë rrënjë kanabis

Elton Tafaruci

Operacioni antikanabis për sekuestrimin e lëndëve narkotike ka vijuar në disa qytet të Shqipërisë, duke sekuestruar një sasi mbi 65 mijë rrënjë kanabis.

Sasia më e madhe është sekuestruar në Vlorë, ku me ndihmën e Guardia di Finanza, FNSH, RENEA-s dhe forcave te policisë janë sekuestruar 40 mijë rrënjë. Ndërsa janë arrestuar edhe 4 persona.

Vlorë

Policia e Vlorës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative por edhe mbështetur nga monitorimi ajror nga Guardia di Finanza ka bërë të mundur realizimin e këtij operacioni ku mbi bazën e të cilit janë asgjësuar rreth 40.000 (dyzet mijë) rrënjë bimë narkotike e dyshuar të llojit Cannabis Sattiva si dhe janë kapur në flagrancë 4 persona në fshatin Gorisht, si autorët e dyshuar në lidhje me kultivimin e këtyre bimëve narkotike.

Bimët narkotike ishin të kultivuara dhe të ndara në 10 parcela përgjatë shtratit të lumit Vjosë, pranë vendit të quajtur “Ura e Poçemit” me lartësi deri në 200 cm, të cilat u asgjësuan me anë të shkuljes, copëtimit dhe djegies me zjarr.

Në këtë operacion morën pjesë rreth 200 forca policore (toka dhe ajri), ku bënin pjesë Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, Drejtoria e Përgjithshme për Sigurinë Publike, Guardia di Finanza, Reparti RENEA dhe FNSH.

Arrestohen shtetasit:

1-  Sokol Lelaj, 23 vjeç, banues në fshatin Rexhepaj, Vlorë.
2-  Altin Lelaj, 24 vjeç, banues në fshatin Rexhepaj, Vlorë.
3-  Hamet Bitaj, 21 vjeç, banues në fshatin Fitore, Vlorë.
4-  Nexhip Lamaj, banues në fshatin Roms, Vlorë.

Shkodër

Gjatë kontrollit të ushtruar ditën e djeshme në Shosh e Shalë u asgjesuan 27 parcela me një numër prej 14 718  bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva. Po ashtu u sekuestrua një armë zjarri (pushkë) në cilësinë e provës materiale

Nga shërbimet e DVP Shkodër vijon puna me intensitet dhe angazhim maksimal në terren me qëllim zbulimin dhe asgjësimin  e sipërfaqeve të dyshuara me bimë narkotike dhe identifikimin dhe vënien para përgjesgjesisë penale të të gjithë autorëve të këtij aktiviteti kriminal.

Memaliaj

Në Memalija policia asgjesoi 5 parcela me 2800 rrënjë kanabis sativa. Droga ishte e mbjellë në parcela të ndryshime në njësinë Administrative Buz dhe në Luftinjë.

Tropojë

Ndërkohë edhe në Tropojë, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Myjehane, në pyll, u konstatuan dhe asgjësuan 230 rrënjë bimë narkotike Cannabis Sattiva.Bimët u asgjesuan me anë të djegies, ku një pjesë e tyre u sekuestruan në cilësinë e  provës materiale.

Krujë

Gjatë kontrollit të ushtruar në vendin “Kodra e Krojit” dhe “Kodra e Buranit”, Krujë, u gjetën të kultivuara dhe u asgjesuan me anë të djegies rreth 4 500 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva. Ndërsa në vendin “Pylli i bizes” dhe “Perroi i Bizes”, Ishem, u gjetën të kultivuara dhe u asgjesuan me anë të djegies  rreth 1 000 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Mat

Në Mat janë asgjësuar me anë të djegies 2.324 bimë Cannabis Sattiva. Bimët ishte kultivuara në 5 parcela. Ndërsa janë sekuestruar edhe 56 fishek model 56, si dhe 3 krehëra automatiku. Operacioni u zhvillua në vendin e quajtur “Përroi i Linosit”, sipër fshatit Gurë i Bardhë, të rrethit Mat.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Bulqizë

Në vijim të punës së pandërprerë për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, Efektivët e Komisariatit të Policisë Bulqizë, mbi bazën edhe të informacioneve të marra në rrugë operative, gjatë ditës së djeshme kanë zhvilluar një tjetër operacion antikanabis, të koduar “Ballenjë e Madhe”.

Si rezultat i këtij operacioni në  vendin e quajtur Mali “Ballenjë e Madhe”, njësia Administrative Martanesh, Bulqizë në një vend shumë të thepisur dhe të rrethuar me pemë Ah, janë konstatuar pesë parcela afër me njëra- tjetrën të kultivuara me bimë narkotike.

Nga kqyrja e bërë nga grupi hetimor rezultoi se në këto parcela ishin të kultivuara 16.000 rrënjë bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa disa bimë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Bimët  varionin  me përmasa nga 90 cm, në 170 cm.

2016-08-31-PHOTO-000017132016-08-31-PHOTO-000017122016-08-31-PHOTO-000017112016-08-31-PHOTO-000017102016-08-31-PHOTO-000017092016-08-31-PHOTO-000017082016-08-31-PHOTO-000017072016-08-31-PHOTO-000017062016-08-31-PHOTO-00001705

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *