Rama ndez motorët elektoralë deputetëve: Jemi vonë për 2017

Elton Tafaruci
Kryetari i PS Edi Rama, duke folur gjate nje mbledhje te grupit parlamentar te PS, ku ka kerkuar nga kryeministri Berisha te mos abuzoje me financat publike dhe me pasurine kombetare si dhe te frenoje vendimet per tendera, privatizime dhe koncensione.

Mbledhja e djeshme e grupit parlamentar socialist ka qenë e para pas pushimeve verore, por nuk ka pasur në fokus vetëm votimin e vetingut në parlament.

Burime pranë grupit parlamentar të PS-së thanë për Shqiptarja.com, se pas fjalës hapëse të Gramoz Ruçit, Fatmir Xhafaj ka shpjeguar përmbajtjen e ligjit të vetingut që u miratua pak orë më vonë në parlament.

Pas tij fjalën e ka marrë kryeministri Rama, i cili ndër të tjera ka theksuar nevojën për unifikimin e votave për këtë ligj, dhe dakordësinë me partnerët e huaj për ta miratuar edhe pa votat e mazhorancës. Por nuk ka qenë ky mesazhi më i rëndësishëm i kreut të Partisë Socialiste.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *