Kristjana Ibro e njohur dhe si balerinë me emrin e artit Kristjana Saxobeat është arestuar nga policia e Tiranës për akuzën e vjedhjes.
Ajo është bërë e njohur si balerina e videove të këngëtarëve dhe u përfol për një marrëdhënie me rreperin Noyzi.
Ajo akuzohet se i ka vjedhur telefonin e markës iPhone 6S një 46 vjeçari në banesën e tij pak ditë më parë.
Vetë personi i identifikuar me inicialet L. S ka bërë denoncimin.
Policia informon :“Arrestimi i saj është bërë pasi shtetasi L. S., 46 vjeç, ka kallëzuar se më datë 18.08.2016 në orët e para të mëngjesit në banesën e tij, kjo shtetase i ka vjedhur telefonin e markës iPhone 6S.
Pas veprimeve të para hetimore u sekuestrua në cilesinë e provës materiale kësaj shtetaseje telefoni i markës iPhone 6S.
Arrestimi i saj u bë nga ana e specialistëve te Komisariatit Nr 1
18 vjeçarja lindur në Korçë dhe banuese në Tiranë, është dënuar më parë për veprën penale të, “Drejtim mjeti pa leje drejtimi”
Kristjana ka bashkëpunuar me Noizy-n si figurantë e disa klipeve të tij.
