Kandidati për kryebashkiak i Dibrës, Sherefedin Shehu u takua me banorë të Peshkopisë, Sohodollit dhe Maqellarës, të cilat do të kthehen në tri qendra urbane të Dibrës, sipas kandidatit demokrat.
“Për Sohodollin, që është një qendër e madhe e Dibrës së Vogël, po të themi dhe për Maqellarën, që është një qendër e madhe e Dibrës së Madhe, unë kam një projekt të veçantë. Maqellara dhe Sohodolli do të bëhen dy qendrat urbane të Bashkisë Dibër”, u shpreh Shehu.
Projektet janë gati për sistemimin dhe asfaltimin e rrugëve që lidhin fshatrat me qendrat, por qeveria nuk i ka dhënë asnjë lek për Dibrën, theksoi kandidati Sherefedin Shehu.
“600 milionë euro në vit është buxheti për investime i Shqipërisë. Në Dibër nuk keni parë asnjë euro, përveç bulevardit dhe ai projekt është i barabartë me 40 rrugë Majtare. Gjysma e lekëve atje nuk investohen, gjysma e lekëve atje shkojnë për të vjedhur vota”, tha Shehu.
Duke vlerësuar kontributin e Shehut për Rrugën e Arbrit, deputeti i PD-së Flamur Noka tha se Rama e bllokoi investimin sepse kërkonte ryshfet nga firma kineze. Kjo rrugë u nis nga Partia Demokratike dhe do të ndërtohet nga Partia Demokratike:
“Pse e bllokoi Rrugën e Arbrit? E nisi PD-ja, në të gjitha hapat e atij procesi ky burrë ka kontribut madhor. E bllokuan. Po pse e bllokuan, megjithëse ishte mbyllur përfundimisht negociata me firmën kineze? Sepse i kërkojnë ryshfetin edhe firmave të huaja këta, përqindjen. Rruga ka ngelur pezull dhe nuk bëhet dhe nuk bëhet derisa të vijë Partia Demokratike në pushtet”.

Ty te lumte ajo goje…..mos haro qe ne takimin e rradhes ti shpallesh zona te lira tregetare se vete me mire keshtu. Do vije gjithe Europa.