Z.kryeredaktor! Jemi një grup lexuesish të gazetës Dita nga ‘Kombinati’ në Tiranë. Ju lumtë për punën e bërë deri tani. E keni vënë ‘gishtin në plagë’. Po keni harruar deri tani disa pseudoanalistë, pjella të berishizmit që meritojnë të shkrojnë drejt humnerës bashkë me të. U kemi përgatitur disa vargje modeste:
Për ca analista,
Doja që të thoja,
Fjalët më pista,
Por që s’mi nxë goja.
Nuk dëgjohen dot,
Thonë ç’u thotë ustai,
Llomotisn kot,
Veç ç’u thotë “babai”.
Më tregon çobani,
Se një ditë kusarët,
I shkuan tek stani,
I vodhën manarët.
“Koburen në kokë,
Çfarë të donin bënin,
Nuk lëvizja dot,
Më morën dhe..qënin.
Në fund, më të shkuar,
Fare pa u ngutur,
Tha: ‘Në vath gabuar,
Qëngjat kishe futur.’
Megjithëse me shau,
Gjysëm humor bëri,
S’e di pse më ngjau
“analist” nga zëri.”
Letër e nënshkruar: Grup lexuesish, Kombinat
