“U kam një borxh dibranëve”, thotë ish-zv/ministri i Financave Sherefedin Shehu, kandidat i PD-së për kryetar bashkie në Peshkopi! Ky, edhe borxhli dhe u kërkon t’ia bëjnë “borxh”, t’i japin postin e lakmuar, atë të kryetarit, kështu u “shlyeka” borxhi dibranëve! Gallatë, gallatë elektorale. Ndërsa mendoj se kështu bëhesh dy herë borxhli z. Shehu, se kryetar bashkie kërkon të bëhesh. Pra s’po kërkon të vësh financier në rreth, apo punëtor nëse ka ngelur ndonjë punëtor në Prat, në Mhurr apo në minierat e shumta që pati rrethi juaj. Bëj shaka! Po ku latë miniera ju të PD-së?! Mirë është aty, të vejë ai që populli i ka ndonjë borxh, ta nderojë për aftësi e kontribute në dobi të komunitetit, apo jo? Meqë kam qenë disa vite në ato anë, nuk di që dibranët të të japin borxh sërish, d.m.th dy herë, d.m.th pa larë të parin të të japi të dytin. Nejse, zgjedhje e tyre, por mos u fut në borxh z. Shehu, se brezit tonë i iku koha…! Nga Xhevdet Cora
