Ngazëllimi me të keqen

Dita

Një “jetë” e kaluar në tratativa për kompromise mes krahëve të politikës. Ata që janë në pushtet kërkojnë të krijojnë premisa për të ruajtur atë që kanë fituar duke tentuar ndryshime. Të tjerët nuk pushojnë së nxirosuri çdo lloj përpjekje të tillë. Dy palë në llogore të ndryshme pothuaj armiqësore. Pa Ilir Metën e pa Euro-Amerikën do të ishte mision i pamundur. Por edhe me ata implementimi do të jetë i mundimshëm.

Një opozitë krejtësisht e pa motivuar, shpifaraqe dhe armiqësore me shumicën e qytetarëve të vet është një “partner” skandaloz në arritjen e çfarëdo marrëveshjeje. Flet për përhapjen e kultivimit të drogës sikur ky fenomen duhet të shqetësojë vetëm qeverinë kur ai është problem kombëtar e na takon të gjithëve, përfshirë edhe administratorë të PD-së. Kurrë nuk kam dëgjuar një thirrje publike te lideri demokrat drejtuar këtyre të fundit për të ndihmuar në këtë aksion që nuk është i lehtë as në Amerikë. Përkundrazi, duket sikur “ngazëllehet” nga kjo dukuri e shëmtuar që dëmton rëndë imazhin e Shqipërisë së tij edhe tonës. E gjitha kjo dashakeqësi në emër të atyre “dreq” kolltukësh qeverisës.

Sikur kjo të mos mjaftonte, por edhe betohen për “kokën e sovranit” që e dëshirojnë në rolin e “gomarit” që mbart për ta votën e pabesisë e të mashtrimit. Ama kështu dëshirojnë ata, por jo njerëzit e ngopur e stërngopur me përralla të dala boje. Shpresoj se qytetarët kanë mësuar duke e provuar në lëkurën e tyre të bëjnë diferencimin duke zgjedhur jo gënjeshtrën, por atë pak të vërtetë që ka mbetur. Profeti

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *