“Daily Mail”: Ariu Tomi në Shqipëri ushqehej me bukë dhe birrë

Elton Tafaruci

Gazeta britanike “Daily Mail” iu rikthye sërish artikujve për çështjen e arinjve në Shqipëri.

Duke marrë rastin e ariut Tomi, i cili u lirua një ditë më parë, gazeta shkruan se kafsha ka kaluar rreth dy vite në një kafaz i detyruar për të mbijetuar me bukë dhe birrë.

Tani, vijon artikulli, ariu madhështor shqiptar, i cili u bë i njohur si ariu më i trishtuar në botë, ka mundur të shpëtojë nga qelia e tij e vogël.

Tomi, një arushë me ngjyre kafe, rrëmbye nga shtëpia e tij në natyrë për t’u përdorur si atraksion turistik dy vite me radhët. Gazeta shkruan se ai u mor të martën herët në mëngjes nga qeveria, për të filluar një jetë të re në rezervat.

“Ai u dërgua në kopshtin zoologjik të Tiranës, duke u kontrolluar nga veterinerët dhe do të udhëtojë përtej kufirit në Kosovën fqinje, ku do të jetë përgjithmonë”, shkruan gazeta.

Eksperti i shoqatës “Katër Putrat”, Carsten Hertwig, organizoi operacionin e shpëtimit në bashkëpunim me Ministrinë shqiptare të Mjedisit.

“Tomi është në gjendje shumë të keqe. Dhëmbët e tij janë dëmtuar rëndë dhe ai ka lëndime në trupin e tij”, tha eksperti.

Ai deklaroi se ariu do trajtim të veçantë veterinar, ndërsa i duhet siguruar një habitat natyror i përshtatshëm për të.

ariuarriu3523D0AB00000578-0-Sometimes_he_paces_around_his_cage_intensely_and_then_goes_into_-a-60_1469189125962

Share This Article
2 Comments
  • Eshte edhe nje ari tjeter, tek restorant Shqiponja, ne hyrje te qytetit te Shkodres ne gjendje skandaloze.
    Duhet te kujdesen edhe per te

  • Vendin ku ka qendruar i burgosur ariu Tomi, te zevendesohet me pronarin e lokalit dhe te trajtohet vetem me buke te mbetur dhe birre, te kuptoje se cfare eshte liria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *