Një konflikt për motive banale mes dy personave, ka përfunduar me një të plagosur. Sipas informacioneve të para nga qyteti bregdetar i Durrësit, një 42-vjeçar ka plagosur shokun 50-vjeç.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 1 të Durrësit, në një pikë bastesh, pranë Muzeut Arkeologjik.
50-vjeçari është plagosur me thikë në këmbë, ndërsa vetëm pak minuta pas ngjarjes blutë e Durrësit kanë arrestuar autorin.
Sipas policisë në pranga ka rënë shtetasi Tan Kazazi, ndërsa i plagosur ka mbetur shtetasi Ramiz Tepshi, i njohur me pseudonimin “Xhamajka”.
