PS akuza KQZ-së gjysmake: Po mbani peng listat e deputetëve, bëni transparencë

redaktor

Ndërsa kanë kaluar 48 orë nga dorëzimi i listave të kandidatëve pranë KQZ-së, institucioni më i lartë zgjedhor vijon t’i ruajë si sekrete, jo vetëm për mediat, por edhe palët në proces. 

Bazuar mbi parimin e transparencës dhe në nenit të Kodit Zgjedhor, që u mundeson paleve te interesuara njohjen me çdo kërkesë pranë KQZ-së, përfaqesuesi ligjor i Partise Socialiste në të, Genc Gjonçaj ka kërkuar që listat e kandidatëve dhe dokumentacioni shoqërues i tyre t’u vihet në dispozion.

“Besoj se është një çështje që shkon më së miri me parimin e transparencës së punës të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe besoj se ndihmon procesin lidhur me identifikimin e kandidatëve nga të gjithë aktorët që do të marrin pjesë në zgjedhje”, tha Gjonçaj.

Kerkesa e perfaqesuesit ligjor te selise roze vjen pas publikimeve edhe ne media, se listat e kandidateve te Partisë Demokratike nuk jane dorezuar prane protokollit te KQZ-se, por i jane lene ne zyre kryetares se ketij institucioni, pasi ato nuk kane qene te plota dhe madje kane pesuar ndryshime edhe pas afatit zyrtar, si dhe kane pasur mangesira ne dokumentacionin shoqerues.

Por kryetarja e KQZ-së tha se listat do të publikohen brenda 14 maj, kur dhe eshte afati i shqyrtimit dhe i miratimit nga KQZ.

“Bazuar në nenin 73 të Kodit Zgjedhor, KQZ-ja në fakt është duke përpunuar dhe verifikuar të gjithë dokumentacionin e listave, të cilat kanë ardhur nga të gjitha partitë”, tha Lleshi.

“Nuk do të guxoja të kërkoja asgjë të paligjshme në propozimet e mia, por ne na intereson transparenca në këtë proces”, tha Gjonçaj.

Kater anetaret e KQZ kane miratuar kandidaturen e Arben Malajt si I pavarur në qarkun e Vlores. Ky institucion ka miratuar gjithashtu edhe perberjen e komisioneve te numerimit te votave, ne te cilat do te jene 2 numerues nga PD dhe dy nga opozita, nje i PS dhe nje i LSI.

Share This Article
1 Comment
  • Listat e kandidateve per deputet per te gjitha partite politike do te behen te njohura per mediat dhe publikun pasi t’i studjoje Monarku Sali Ver Palla, ky trazavac do te ndryshoje edhe listen e PD, ne vartesi te listave te dorzuara nga e majta. Per Sali V.P. nuk ekzistojne afate kohore, ato jane te vendosura per partite e Majta. KQZ si ” Apolitike ” me ne krye Lefteri Leshin dhe 3 menderet e tjera, jane ne pritje te urdherit politik qe do t’i dergoje PD. Trupi diplomatik dhe OSBE me ne krye qoftexhiun e zgarave Volfarth, te ndermarin hapat e duhura, per ti dhene qe ne fillim drejtimin e duhur zgjedhjeve ne Shqiperi. Ka filluar shkaterimi dhe degjenerimi i zgjedhjeve nga i pandreqeshmi Sali V.P. dhe po ve ne zbatim zanatin e tij te vjeter, ate te VJEDHJES, i duhen prere duart se i ka edhe me gjak. Tyc & Toc.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *