Avioni i parë tregtar amerikan ka mbërritur në Kubë, për herë të parë në më shumë se gjysmë shekulli. Avioni i kompanisë “JetBlue” me 150 pasagjerë dhe sekretarin amerikan të Transporteve, Anthony Fox në bord u ul në vendin latin këtë të mërkurë.
Mjeti fluturues ishte ngritur nga aeroporti Fort Lauderdale në Florida dhe u ul në Santa Klara, në qendër të Kubës, rreth një orë më pas.
Ky fluturim shënon zhvillimin e radhës në marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kubës, që kur dy vendet rivendosën marrëdhëniet diplomatike në dhjetor 2014.
Hera e fundit kur një avion amerikan kishte planifikuar një udhëtim në Kubë ka qenë mbi 50 vjet më parë, deklaroi numri dy i kompanisë “JetBlue”, Marty St George.
Me këtë rast, avioni u prit me një ceremoni me topa uji, që zakonisht përdoret për mbërritjen e një anijeje apo aeroplanmbajtëseve. Që nga rivendosja e marrëdhënieve mes Uashingtonit dhe Havanës, ambasadat përkatëse janë hapur në dy vendet fqinje.
Vetë presidenti Obama vizitoi ishullin në muajin maj. Administrata e tij ka aprovuar mbi 10 linja ajrore me bazë në Shtetet e Bashkuara për të kryer shërbime në Kubë, të cilat ofrojnë rreth 110 fluturime në ditë.

Kur thuhet business airplane nuk do te thote aeroplane tregtare, por aeroplan transporti.
Apo comercial airplane do te thote aeroplane biznezi apo pune. Tregtare une e kuptoj per tregeti