Në Memaliaj janë goditur 3 raste të kultivimit të bimëve narkotike, me 13 500 bimë të asgjësuara nga policia.
Në vendin e quajtur “Përroi i Vastrave” u konstatuan dhe u asgjësuan në 16 parcela 3 100 bimë kanabis. Në vendin e quajtur “Sheshi i Vreshtit”, Kalivaç, u konstatuan dhe u asgjësuan në 5 parcela rreth 8 800 bimë kanabis. Gjithashtu, në Kalivaç, në 11 parcela u konstatuan dhe u asgjësuan 1 600 bimë kanabis.
Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Përmet
Nga kontrolli i ushtruar nga Shërbimet e Policisë për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike në vendet e quajtur “Përroi i Kobares “, “Gropat ” , “Përroi i Llapushës”, Njësia Administrative Frashër, Përmet, u konstatuan dhe u asgjësuan rreth 327 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva.
Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar nga Shërbimet e Policisë në vendin e quajtur “Arat e Hades” , Këlcyrë , u konstatuan dhe u asgjësuan rreth 1 450 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva.
Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies, nderkohe qe disa prej tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
