Skemë mashtrimi me TVSH, ekstradohet nga Greqia

Elton Tafaruci

Ekstradohet nga Athina një 32-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet për ‘Skema mashtruese me TVSH’.

Burime zyrtare nga policia pohojnë se ndaj Sotiraq Beçit Gjykata e Korçës kishte vendosur masën e sigurisë ‘Arrest me burg’.

Në skemën e mashtrimit financiar, që i ka shkaktuar shtetit një dëm prej 1.5 milion dollarë, ishin të përfshirë 7 persona dhe 4 kompani të administruara prej tyre. Mësohet se mes të akuzuarve, është edhe një inspektore e Tatimeve Korçë, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Sipas Prokurorisë së Korçës, këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë krijuar disa kompani, në të cilat kryenin shit-blerje fiktive betoni, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *