Raporti i Tanja Fajon: Pa ratifikimin e Demarkacionit nuk ka viza

Elton Tafaruci

Në Kuvendin e Kosovës sot do të dalë për votim ratifikimi i Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi. Ndonëse ende nuk dihet nëse kjo marrëveshje do të ratifikohet, një gjë është e sigurt.

Bashkimi Evropian nuk do të marrë në konsideratë liberalizimin me Kosovën nëse kjo marrëveshje nuk kalon. Kjo gjë është cekur edhe në draft-raportin e fundit që raportuesja për liberalizimin e vizave në Kosovë në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, ka hartuar dhe do t’ia dërgojë më 5 shtator këtij Parlamenti.

Draft-raporti, i cili përmban 11 amendamente, ka detajizuar edhe një herë kriteret e fundit që Kosova duhet të përmbushë për të fituar liberalizimin. Amendamenti i 8-të i këtij draft-raporti decidivisht përcakton se Kosova megjithëse ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave derisa ky raport të hyjë në fuqi, duhet të ratifikojë Marrëveshjen për shënjimin e kufirit me Malin e Zi dhe të intensifikojë luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në tekstin e propozuar nga Komisioni Evropian ndër të tjera thuhet kështu:

“Kosova ka përmbushur kërkesat në rrugën e saj drejt liberalizimit të vizave. Në bazë të detyrave dhe llogaritjes së kritereve të listuara në artikullin 1 të Rregullores së Këshillit të Evropës, është e përshtatshme që të heqim njerëzit nga Kosova nga kërkesat për viza kur janë duke udhëtuar në territorin e ndonjë vendi anëtar”. /Gazeta Express

Share This Article
3 Comments
  • o halera, qe kapardiseni ne tokat ilire, serbi ju gjakosi tre here vetem tani afer dhe ju lepe peqe. Nuk ju vjen zor qe beni “Bullying” politik, mire mor halera demarkacioni duhet, patjeter qe duhet megjithse ne BE nuk ka kufinj!!!!! por te behet tamam, askush nuk thote te mos behet por te behet tamam apo ju doni demarkacion si ne vitin 1913!!!! te dhjefsha mu ne viza turistike qe ju mbushin buxhetet tuaja, hem kufi te leshojme, hem tua dime per nder!!!!

  • Kurr mos i dhenci ato viza…nese DHENIA E VIZES..varet nga TRADHETIA ndaj vendit…

    TURP, TURP , TURP E 100 HER TURP O Z. FAJON !!!!!!!!!!!!!!!

  • Kurr mos i dhenci ato viza…nese DHENIA E VIZES..varet nga TRADHETIA ndaj vendit…

    TURP, TURP , TURP E 100 HER TURP O Z. FAJON !!!!!!!!!!!!!!!

    BOTOJENI !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *