Dy aksidente në Librazhd, 1 i vdekur dhe 2 të plagosur

Elton Tafaruci

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur në dy aksidente të ndryshme rrugore në Librazhd.

Në aksidentin e parë, policia ka arrestuar Besnik Çelën 37 vjeç pasi “duke drejtuar mjetin  tip “Benz” kamion me targa PG 2549 B, në aksin rrugor Qukës-Stravaj, në afërsi të fshatit Manastrec, ka aksidentuar me pasojë vdekjen një këmbësor, shtetasin H.P, 48 vjeç banues në fshatin Stravaj.”

Ndërkohë në një tjetër aksident, mbetën të plagosur dy persona. “Miger Leka 27 vjeç u arrestua nga efektivat e policisë, pasi duke drejtuar mjetin motorr tip “Yamaha” pa targa dhe i pa pajisur me leje drejtimi, në afërsi të fshatit Kotodesh, ka dalë nga rruga. Si pasojë, është dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit  dhe këmbësori shtetasi M.M, 26 vjeç, banues në fshatin Kotodesh.Të dy shtetasit, janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Librazhdit dhe ndodhen  jashtë rrezikut për jetën.”

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor”  dhe “Drejtimi i automjetit pa dëshmi” në rastin e aksidentit të dytë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *