Ionian Refining dhe Trading Co. – IRTC SH.A (IRTC) është kompania që ka marrë në shfrytëzim rafinerinë problematike të naftës, ARMO.
Lajmi është bërë i ditur nga Bankers Petroleum, që deklaroi dje nënshkrimin e një marrëveshjeje të kushtëzuar në tregun vendas me kompaninë në fjalë.
Sipas marrëveshjes, Bankers do të shesë deri në 65% të prodhimit të naftës bruto te IRTC.
Marrëveshja do të bëhet efektive pasi Bankers të marrë miratimin nga Qeveria Shqiptare për programin e propozuar të shpimit të kompanisë për tremujorin e katërt 2016. Si dhe pas respektimit të amendamenteve për procedurat ndërmjet kompanisë dhe Albpetrolit për tërheqjen e pjesës së naftës prodhuar në Patos-Marinzës që i përket Albpetrolit.
Ionian Refining dhe Trading Co, është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit në 13 qershor të vitit 2016. Kompania rezulton e regjistruar offshore në Ishujt Britanikë Virgin, duke vijuar me “traditën” e kompanive më aksionerë të panjohur që hyjnë në aktivitetin e naftës në Shqipëri.
Nga Ministria e Industrisë dhe Energjisë, që ende zotëron 15% të aksioneve të ARMO nuk ka informacion se në çfarë marrëdhënie kontraktuale ka hyrë kjo kompani e re me rafinerinë ARMO dhe si do të veprohet me detyrimet e shumta që ka ARMO.
Rafineria ARMO, është nga kompanitë më problematike në Shqipëri, teksa është kreditori më i madh i vetëm i keq në banka dhe ka një mal me detyrime ndaj shtetit dhe të tretëve.
Në fund të tremujorit të parë të 2016-s, borxhet e kompanisë ARMO në total kanë arritur në 595 milionë dollarë sipas burimeve në Ministrinë e Energjetikës, një shumë kjo që është gati sa 5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit.
Nga totali i detyrimeve afërsisht 300 milionë dollarë janë kredi bankare dhe pjesa tjetër e borxheve ndahet ndërmjet Albpetrol-it, tatim-taksave, të tretëve dhe punonjësve. Vetëm shtetit, ARMO i ka rreth 100 milionë euro.
Punonjësit kanë filluar protestat për mosmarrjen e pagave prej muajsh- raporton Monitor.

Ju Faleminderit per njoftimet ! Eshte bere zakon qe ne te njejten faqe shkruhet Euro, Dollare, Leke te Rinj, Leke te Vjeter ! Sa kohe do te vazhdoje kjo ANOMALI ???
Sado qe te thone offshore ka nje Zgjidhje per te thene gazeta se cfare po ndodh me ARMO-n. Pronaret e rinj nga BIV jane te njejtet qe kane lidhje edhe me historine e CEZ. Shqiperia ka mbaruar. Po shiten kockat e fundit !!
Rrofte VETINGU !! Marreveshja eshte bere para vetingut.
Ishujt Virxhine kane nje nam te keq per keto pune, megjithate, na dalte per mbare! Koha do e tregoje!
Ofshore ose PD,PS/LSI me zsgaret e tyre.pra parate e vjdhura te shqiptareve qe investohen pereseri per te vjedhur miliarda.
BESUA E MORI ARMON ME BEKIMIN E RAMES.
CUDITERISHT, NE TE NJEJTEN KOHE EDHE BANKERS VENDOS SE 60% TE NAFTES BRUTO DO TJA SHESE ARMOS.
(PER INFORMACION TE INJORANTEVE QE NUK E DINE, BANKERS I KA SHITUR EDHE ME PARE ARMOS NAFTE, POR MARREDHENIA U PRISH SEPSE ARMO NUK PAGUANTE PARATE, E SI MUND TE PAGUASH DETYRIMET KUR KE NJE TABORRE KRIMINELASH ME PUSHTET POLITIK QE TE MJELIN SI LOPE RRACE).
PERFUNDIMISHT
RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK,
EDHE BAR DO TE HAJE, POR AMA PRAPE PARTINE DO TE VOTOJE.
HAHAHHAHAHAHHAHAHHAHAHA
Eshte e disata here qe Rama perpiqet te rrembeje nje thele te majme te shtetit me ane te vellait Olsi Rama dhe Besnik Sules. Pasi deshtoi disa here radhazi tani ia arriti te marre ARMO-n dhe eshte ne pritje te portit te Karpenit te cilit e futi vjedhurazi per miratim pikerisht kur te gjithe e kishin mendjen ne votimin e reformes. Poplli ju vazhdoni brohoritni dhe kapuni me Berishen.