Policia e kryeqytetit arrestoi një shtetas iranian, pjesë e muxhahedinëve që po strehohen në Shqipëri.
Ai u kap duke vjedhur në një market të kryeqytetit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 31.08.2016, u arrestua shtetasi iranian Mohsen Salehi, 46 vjeç, banues në Tiranë, në rrugën “Demokracia”, u konstatua duke vjedhur disa artikuj në marketin e shtetasit Z. N.
Aktualisht në Shqipëri po streohet një numër i lartë muxhahedinësh me statusin e azilantëve politikë.
Ardhja për here të parë e tyre ndodhi pas marrveshjes që ish-kryeministri Sali Berisha nënshkroi me SHBA për pranimin e tyre në Shqipëri, pasi qeveria amerikane e hoqi në 2012 organizatën e muxhahedinëve nga lista e organizatave terroriste.
Muxhahedinët u morën nën mbrojtjen e SHBA pas ndërhyrjes së tyre të armatosur në Irak në vitin 2003 dhe mbështetjes që ata u dhanë operacioneve ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme.
Rotacioni i pushtetit nga qeveria e PD-së drejtuar nga Berisha tek PS nën kryeministrin Edi Rama nuk e ndryshoi marrëveshjen e arritur më 2013, madje e shtoi numrin e këtyre personave që do strehoen në Shqipëri.
****
FOTO: ARKIVA DITA – Qershor 2013, disa nga 16 muxhahedinet e parë të ardhur ne Shqiperi, anetare te organizates MEK, të fotografuar ne Qendren Kombetare te pritjes se Azilkerkuesve në Tiranë.

Ky eshte lajm.!
Me qindra Shqiptare dhe me kollare ne qafe , kane vjedhur ne supermarketet e Europes.!
Te gjithe ,dhe une bashke me ju!
Nuk futet njeri ne burg dhe policia nuk jep informacion per cdo lloj banaliteti.
Mirse erdhet ne atdheun tuaj muhaxhedin europian,ku vazhdon te sundoje per nje cerek ajetollahu i kulles se Vicidolit Sali dhe ka mbjelle ketu me shume xhami wahabiste,se sa kini pare andej nga kini ardhur.
Edhe Rama ky i vetmuari i madh,ndjen frike dhe vazhdon tja shtrije ferexhine e zeze kesaj te gjore nene te drobitur Shqiperi.
Ore Trumcak , ti mund te kesh vjedhur ne emigracion , se nuk kishe te hanje , ndersa muxhahedinet islamike (edhe keta ne mungonin) , i kane te siguruara te gjitha mundesite e jeteses , qe nga strehimi gratis , e deri tek cigaret qe pijne , sepse marrin rroge nga USA .
Fillun keta inzhinieret me vjedh mos ka dash me na tregu se si vidhet keta jane aty me zhduk kamunistat
Keta zun bloz pa ardhur mire
Paskeni qene palaco gazetare. Cfar lajmi i “forte”: “Muxhahedini vjedh ne Tirane” Vodhi ndonje ushqim dhe u be nami. Pe te jepeshin te tilla lajme per shqiptaret ne Gjermani, France, Itali, etj gazetat e tyre nuk do te kishin me vend per lajme te tjera. Muxhahedini i gjore me siguri po provon mundesi te ndryshme se si te “debohet” nga Shqiperia se edhe atij i ka ardhur ne maje te hundes. Ndoshta ka degjuar se nje emigrant ne Shqiperi debohet nga ky vend po te kryej vjedhje, se keta te gjore as nuk i lene te ikin. Eh dreqo pune…