Shenjtërimi i Nënë Terezës në datën 4 shtator vjen edhe me pullën e posaçme postare që Posta Shqiptare do të emetojë në nder të saj.
Pulla postare është realizuar nga Gentjan Gjikopulli, i cili ka përdorur stilin Rilindas Italian me ngjyrat e ngrohta e sfondin e errët, ndërkohë që drita hyjnore bie mbi veshjen e thjeshte të Nënë Terezës.
Kjo pullë vlerëson këtë ditë si një ngjarje shumë të rëndësishme jo vetëm në historinë shqiptare por edhe në atë botërore.
Nënë TEREZA (Agnes Gonxhe Bojaxhiu, 1910-1997), misionare e përkushtuar ndaj të varfërve, të sëmurëve dhe nevojtarëve, lindi në Shkup më 26 gusht 1910 në një familje katolike shqiptare të vendosur atje nga Shkodra.
Në 1928 u vendos ne Kalkutë të Indisë.
Nënë Tereza është nderuar me shumë çmime ndërkombëtare. Ajo vdiq më 5 shtator 1997 dhe u varros në Kalkutë.
Sot Urdhri i Nënë Terezës numëron mbi 4000 misionarë dhe mbi 100 mijë vullnetarë, që veprojnë në rreth 100 vende të botës.
Misioni i saj në Shqipëri u hap më 1991 dhe po këtë vit ajo kërkoi dhe mori pasaportën shqiptare.
Në tetor 2003 Papa Gjon Pali II organizoi një ceremoni të madhe në Vatikan për lumturimin e Nënë Terezës, ndërsa ajo pritet të bëhet Shenjt në 4 shtator 2016 në një ceremoni të drejtuar nga Papa Francesco në Vatikan.





Ju dhjefsha pullen postare. Ku eshte fytyra e shenjtores shqiptare? Neser cdo grek, serb, rus ose cdo kriminel mund te thote qe ajo nuk ishte shqiptare. Nene Tereza eshte kujtesa jone kulturore dhe kombetare dhe nuk behet shaka me keto zhgaravina stil ripjellje…
Kushte doj te shofin trojet e Nane Terzes te shkoj ne Shirok se ja tregojn.
kjo pullë i përket ndonjë rreckamani dhe idioti që e ka propozuar dhe miratuar. Kërkojmë pullën me fytyrën e Nën Terezës, që të rrezatojë dritë tek shikuesit
Na e cpifet me kete.Kjo nuk eshte nene Tereza.Kjo eshte kadavra e ftyres tuaj prej shtirraqesh.Nene Tereza ishte e thjeshte dhe e qarte.Do ta tregoni se kush jeni ju llum i proletariatit,qe nuk keni asnje lidhje me njerezoren nene Tereze.
Nuk me pelqen,ska kuptim pa fytyren e nene Terezes
krejtesisht e papershtashme, te hiqet, Turp per ata qe e kane aprovuar, turp per postat,, turp per Shqiperine e per kombin shqiptar.