Ministri i Punëve te Jashtme Ditmir Bushati është nisur drejt Gjermanisë, me ftesë të Ministrit të Jashtëm Gjerman Frank-Walter Steinmeier, në cilësinë e Kryetarit të Radhës së OSBE-së, për të marrë pjesë në Ministerialin e Potsdamit.
Në qendër të këtij Ministeriali do të jetë situata e sigurisë në Evropë, menaxhimi i krizave, flukseve migratore, lufta kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, si dhe intensifikimi i bashkëpunimit midis vendeve anëtare te OSBE-së.
