Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg, administratorin e njësisë administrative Pult në zonën e Dukagjinit.
Tom Marku u arrestua tri ditë më parë, pasi u kap me 1.3 kg kanabis në formë boçeje të tharë dhe me një armë. Seanca për vlerësimin e masës së sigurisë nisa pasten e kësaj të etjeje.
Tom Marku u arrestua më 30 gusht, pasi në banesën e tij u gjet 1 kg e 303 gr lëndë narkotike si dhe një armë gjahu shotgan me 6 fishekë.
Administratori i Pultit Tom Marku tashmë i ndaluar nga policia më herët ka mbajtur mandatin e këshilltarit në këshillin bashkiak të Shkodrës, por pak muaj pas betimit dha dorëheqjen për t’u emëruar nga kryebashkiakja Voltana Ademi në detyrën e administratorit të Pultit.
Daljet e tij të fundit në media i bëri përmes deklaratave të forta se në zonën që administron nuk ka kultivim të narkotikeve dhe ekziston bashkëpunimi i mire me policinë, por pak ditë më vonë ra vetë në pranga si i përfshirë në kultivimin e kanabisit.
