Një shishe uji e harruar në vrimën e hapur në murin e pasëm të bankës, tradhtoi grabitësin Roland Liti. Një shenjë gishti e lënë nga 37-vjeçari çoi në zbulimin e tij. Ai ishte skeduar dhe dënuar më herët nga gjykata për vjedhje dhe grabitje.
Sa herë është arrestuar për vjedhje, Liti justifikohej se ishte në gjendje të dehur. Të dhënat e policisë tregojnë se një ditë pasi kanë kryer grabitjen, sëbashku me Alan Babameton, Roland Liti ka dalë rreth orës 19:41 minuta në drejtim të Malit të Zi nga pika kufitare e Muriqanit, me makinën AA 702 DX.
Katër ditë më vonë 23-vjeçari Babameto është rikthyer në Shqipëri vetëm, ndërsa 37- vjeçari Liti zyrtarisht figuronte të ishte ende në Mal të zi pasi nuk ka kaluar në mënyrë legale në pikën kufitare për të humbur gjurmët.
Por policia e arrestoi atë në Tiranë mesditën e 31 Gushtit sëbashku me dy shokët e tij, siç duket dhe nga kjo video, ku 38-vjeçari ndodhej në një lokal me Robert Kullën.
Policia po heton edhe për hyrjen e paligjshme të tij në Shqipëri, ndërsa për grabitjen nuk ka dyshime, pasi provat që e implikojnë janë të pakundërshtueshme. Robert Kulla po hetohet se ka ndihmuar dhe ka bashkëpunuar në grabitje me qëllim përfitimin e një pjese të shumave monetare të grabitura.

Edhe per ket duhet pergezue ne nje fare menyre.Sikur te zbulonin vjedhjen ne Rinas vertet meritojn te flasesh shume mire,apo vrasjen e A Santos do thuheshin nga populli fjalt ma te mira.Per sa i perket Santon policia e shoqroj vrasesin deri sa e nxorri ne vend te sigurt dhe sikur u harrue tash per tash.Edhe ne Rinas si ne rastin e vrasjes ka dore nje dore e fort ne pushtet.