Dirigjenti Edmond Doko rrëfen presionet që bëhen në Teatrin e Operas dhe Baletit nga eprorët dhe kolegët e djathtë, për të votuar ministrin aktual të Kulturës në 23 qershor. Në një intervistë për Shqiptarja.com, Doko thotë se TOB ka dërguar listat me emrat e punonjësve, pas kërkesës me shkrim nga MTKRS. Ai shprehet se një muaj më parë, listat me emrat dhe numrat e telefonit janë kërkuar me pretekstin se “na i kërkojnë emergjencat civile”.
“Kur marrin titullarë të operës si dirigjent e regjisorë, mendoni me artistwt e shkretë që jetojnë me atë rrogë, se ç’mund të bëjnë. Një njeri i pambrojtur dorëzohet. Kulmi arriti kur më mori një nga artistët e njohur, i tmerruar, “të lutem se e kam mik të ngushtë Visarin” dhe më thotë “aman mund t’i themi se ç’janë këto”. Unë i them “po e kupton ti se kjo s’ka lidhje me Visarin, kjo ka nisur që me Aldon, janë punë partie, mënyre organizimi, kjo këtu është çështje e servilizmit të drejtorit me lidhje të tjera, e gënjen mendja se do të rrijë në pushtet drejtori i operas, ka që në kohën e Ramizit që vazhdon të jetë edhe në kohën e Berishës në pushtet. I bën elozhe pushteteve dhe fusin administratën në valle. E mora kolegun tim. Nuk jam i autorizuar t’i them emrin, por po them fenomenin”, tregon ai.
Doko tregon se “vitet e fundit, drejtori i operës ka ftuar partiakë për të bërë biseda e mbledhje, se ka qenë anti Ramë dhe aty në opera ka bërë mbledhje Olldashi. Ka ardhur, ka mbushur sallën me artistë për mbledhje, i ka hequr nga provat Zhani Ciko.
Në 22 vjet nuk ka bërë vaki që të të vijnë lloj partish në shtëpi e të tregojnë se punon në shtet e je i detyruar të votosh për atë që të mban me rrogë, se kështu kuptohet kjo. Ndihemi të shqetësuar”, thotë Doko.

O Mond Doko o kelysh i bregut, kelysh i kuq ke qene qe ne Lushnje kur punoje ne Kinoteater, tani flet se mendon se do nderrohet pllaka. Demokrateve i hengre buken dhe po i kthen kupen.
Perse nuk ke folur me perpara ?
po e shikoni cbehet o njerez? ka marrre tatpjeten korrupsioni presioni e rryshfeti…po pse mos sali dhe arti demokrat do ta besh ore hajvan, lere mo artin rehat apo te ka arrdh fundi e sdi se cben ik ik se dhe 39 dite vjen rilindja e gjej vend e futu
Po ky spiun i deges ka qene ne lushnje.
ka qene cka qene mondi ju shihni fenomenin o njerez….saliu e olldashi mire qe u can duke vjedhur po dhe artin dreqi e mori propagand partie do e bej oreee i semur, leri mo artistet te bejne punen e tyre , po te dalin te palarat saliiiiiii ikuuuuuu koha joteee rilindje me 23 qershor
O qimo qimja, Mond Doko nuk ja hengri buken demokrateve se rrogen e merr me parate e popullit.
Sa per ata qe ti i quan demokrate, jane hajdutet e parave te popullit dhe nepermjet ketyre parave mundohen te shantazhojne me heqje nga puna dhe me lenien pa buke te punonjesve te shtetit.
Pergezime ketij punonjesi qe denoncon presionin primitiv te Saliut & Co.
Ministri i MTKRS,Z.visar Zhiti, qe nuk ka lene gje pa thene per diktaturen e socializmit,duhet te dale hapur per te denuar kete maskarade te PD.
Ne te kundert ,do ta konsideroj nje kameleon,dhe do zhgenjehem per
konsideraten qe kam patur.
po shyqyr o mondi qe u kujtove te flasesh si ke duruar 8 vjet me presione e kercenime. artisti do liri, hapsire do te falenderohet se ben art ndryshe nga ti o sali qe ke mbedjur gjithe horrat ne listen tende per te vazhduar artin e mashtrimit por tanime te ra perdja nuk je me , populli cdo dite po i kupton te vertetat e te keqen e ketij vendi 8 vite pasurim per familjen tende…..vetem nje gje te them me 23 qershor rilindje
kuraje qytetare! jo vetem nje talent dhe artist, nuk mjafton kaq, por eshte qytetar mbi te gjitha dhe kjo eshte nje merite qe jo te gjithe e kane. inkurajoj me shume zera qe tja cjerrin masken ketij pushteti te felliqur, qe i ka dale era me vakt e kohe. tani vetem Ed Rama Kryeminister, te ai besoj
Ky ehste nje shqetesim qe e kane te gjithe nejrezit e administrates ,dhe te gjtihe kane frike tengrejne zerin per te mos lejuar presione te tilla,po kaq i ulet eshte ky shtet sa mendon qe mund te marre vota duke i bere presion njerezve
Zoti Doko po artikulon publikisht ate qe te gjithe njerzit (nuk e teproj kur them te gjithe) e dine .Gangrena perdhunuese e pushtetit mbi buxhetoret eshte nje flame qe duhet te marre fund,njehere e mire.Vetem keshtu mund te hapet rruga e meritokracise reale dhe funksionale.
Mendoj se ky(deshmia e z.Doko) eshte nje konribut shtese ne ate qe duhet ta bejne te tjere, njeri pas tjetrit,pa u stepur nga pushteti i brekedhjerit te historise,ne grahmat e fundit te tij.
Sikur kete akt Edmond Dokota kishte bere kur koleget e tij nenshkruanin Gjiriz-peticionet kunder Opozites,patjeter qe do te ishte me shume ne paqe me te verteten, me artdashesit e tij dhe me imunizimin e integritetit te tij profesional dhe human.
“Me mire vone se kurre”,thote nje fjale e urte,qe ne rastin Doko vertetohet edhe nje here.
kjo qeveri ka rene kaq poshte se po perdor cdo lloj menyre per te vjedhur vota se dhe kjo menyre eshte vjedhje e paster e votave ,Vetem per te vjedhur e kishin pasur mendjen keta ,
Me vjen mire qe dikush ka patur kurajon dhe ka ngritur zerin nmbi kete fenomen qe po e perjetojne te gjithe punojsit e administrate ,Eshte vertet per te ardhur keq se deri ku ka arritur poshtersia e ketyre qeveritarve tane duke bere presione te tilla njerezve ,KJo situate duhet te marre fund sa me shpejt
Nuk eshte cudi kjo qe thot zotria. Eshte procedur e njohur tashme qe vota kerkohet ne kembim te vendit te punes. Madje madje kan shkuar dhe aty sa dhe nonen kalamajve ne klas te 1 ja japin ne kembim te votes per PD
kush ju ka bere presion PD-ja apo mafiozet e PS-se? vota eshte e fshehte dhe individuale dhe pervec teje asnje njeri tjeter nuk e din se per cfare ke votuar. keto jane lojera qe nuk haen as me buke e jo me thate.
Filluan veprimet e ulta te ketij pushteti te degjeneruar..nderkohe qe nderkombetaret vazhdimisht bejne thirrje per zgjedhje te lira e te ndershme, keta vazhdojne praktiken e kercenimeve.
Shqiptaret te kercenuar me rrogen, me perkrahjen sociale, me nje fjale te kercenuar me buken e gojes per te votur PD..turp ti vije
Ende vazhdojne keto kercenime te turpshme qe ka bere gjithmone PD me rrogetaret e shtetit…Dhe nga ana tjeter kryeministri flet per rritje te rrogave…..Duhet me patjeter Rilindje
Pergjezime per kurajon qe ke treguar duke e publikuar kete rast, te gjithe e dine qe keshtu ndodh ne cdo institucion qe mer rrgen nga shteti, por askush nuk guxon te flase, se mbetet pa rroge fare, mbetet pa pune.
Ky eshte kulmi, cdo institucion shteterore eshte kthyer ne institucion te pushteti..kudo mbahne mbledhjet e partise dhe u kerkohe vota punonjesve me hire a me pahire. turp ti vije
Shume me e rende eshte situata me mesuesit, atyre u kerkohet vota familjarisht jo vetem personale, u kane mbledhur qe dy muaj me pare certifikatt familjare meuesve dhe rrine u bejn presion.