Kurset profesionale mundësi e mirë për punësim të shpejtë

anazapta

Ndjekja e kurseve profesionale tashmë është kthyer në një risi, e cila po rrëmben gjithnjë e më shumë interesin e të rinjve shqiptarë. Ndjekja e këtyre kurseve shihet prej tyre si e vetmja formë për sigurimin e një mundësie punësimi, duke qenë se dhe tregu i punës paraqet kërkesa të mëdha për punonjës të kualifikuar nëpërmjet kurseve profesionale. Sipas të dhënave të bëra publike nga dikasteret e punës rezulton se femrat janë më të prirura për frekuentimin e këtyre kurseve duke u ndalur në drejtime të caktuara si ato të rrobaqepësisë, parukerisë dhe gjuhëve të huaja. Ndërsa preferencat e djemve në ndjekjen e kurseve profesionale shkojnë drejt degëve që kanë të bëjnë me shërbime të caktuara si ato të hotelerisë, inxhinierisë mekanike apo elektrike, hidraulikës etj. Tendencat për ndjekjen e këtyre degëve rezultojnë të kenë qenë të shumta edhe në Qendrën e Formimit Profesional në kryeqytet, pranë të cilës çdo vit janë me mijëra kursantë që kualifikohen në rreth 18 profesione të ndryshme. Frekuentimi i këtyre kurseve profesionale shihet nga të rinjtë shqiptarë si e vetmja urë lidhëse në fitimin e një të drejte për të shtruar një profesion të caktuar, të cilin nuk mund ta sigurojnë dot duke ndjekur studimet e larta. Kjo pasi në realitetin shqiptar këto kurse rezultojnë të jenë më të efektshme në zënien e një vendi pune, se sa mund të ndodhte nëse këta kandidatë do të vijonin ndjekjen e studimeve të larta me kohëzgjatje disa vjeccare. Tashmë qendrat e Formimit Profesional kanë hapur dyert edhe në shumë qytete të tjera të vendit, si në Korçë, Gjirokastër, Fier e Kukës. Për këtë vit fondi që do të shpenzohet për kabinetet kap shifrën e 130 milionë lekëve. Sipas të dhënave të raportuara nga këto qendra rezulton se rreth 50 për qind e të trajnuarve arrijnë të integrohen në tregun e punës, ndërkohë që një pjesë e konsiderueshme e tyre u nënshtrohen edhe iniciativave të reja nëpërmjet hapjes së bizneseve individuale. Vetëm në kryeqytet numri i të trajnuarve arrin deri në 2200 individë, teksa në të gjithë vendin rreth 10 mijë kandidatë u nënshtrohen ndjekjes së këtyre kurseve. Sipas drejtuesve të qendrës së formimit profesional në Tiranë, këto kurse i frekuentojnë edhe kandidatë që mund të kenë kryer arsimin e lartë. Konkretisht rreth 20 për qind e personave që u drejtohen këtyre kurseve pohohet të kenë kryer edhe arsimin e lartë. Por natyra dhe profilet e punës të gjetura, apo dhe papunësia në degët ku janë diplomuar kërkojnë edhe këtë lloj kualifikimi profesional që mund të sigurohet prej ndjekjes së këtyre kurseve. Drejtues të kësaj qendre dhe studentët kanë festuar 20-vjetorin e ngritjes së qendrës së parë profesionale në Shqipëri me mbështetjen e qeverisë amerikane. Kurset e zhvilluara pranë kësaj qendre zgjasin nga 2 deri në 5 muaj dhe kushtojnë nga 3 mijë deri në 7 mijë lekë. Të trajnuarit pajisen me certifikatë të njohura nga Ministria e Punës.

 

 

Share This Article
3 Comments
  • Dua te them qe Zvicra, nje nga vendet me te pasura te botes, ne mos me e pasura e botes; ia dedikon zhvillimn e madh te saj pikerisht kurseve profesionale. Ne Zvicer eshte pothuajse me detyrim qe pas mbarimit te 9-vjecares nese nuk shkon me gjimnaz, rinia zgjedh kurset profesionaleqe zgjasin 3-4 vjet dhe ku behet teori specifike per profesionin e zgjedhur dhe praktike. Praktika edhte nje lloj punesimi ku paga eshte naturisht shume me e ulet se paga standart i profesionit te zgjedhur. Pasi mbarojne kursin te riunjeve injepet mundesia qe te qenderojne ne firmat ku kane zhvilluar praktiken. Eshte me se e natyrshme qe nje vend me nje sistem te tille do te prosperoje e do te arrije kulmin e zhvillimit, professionalizmit dhe precizionit.
    Nuk ka ne Zvicer cmendurira te tilla ku me universitete kioska te shkojne te gjithe e te bejne sikur studiojne veten per juridik apo mjeksi. Eshte e paimagjinueshme te jepen diploma fallco apo te pamerituara qe blihen me para. Nje vend qe te zhvillohet e te krijoje mireqenie dhe te zhduke vargferine dhe mjerimin, te zhduke parazitizmin dhe fodullekun ka nevoje per per njerez qe dine profesione te ndryshme duke filluar qe nga ato me te thjeshtat, psh. ne Zvicer per t.u bere bojaxhi duhet te besh 3 vjet kurs profesional dhe te marresh diplome.
    Sigurisht ato nxenes qe shkelqejne ne shkolle duhet te studiojne ate lende e profesion qe kane per zemer edhe juristin apo mjekun, po eshte fatale, eshte kriminale, eshte kombshkaterruese dukuria unikale shqiptare ku te gjithe pavaresisht bagazhit kulturor dhe intelektual i sulen juridikut dhe mjeksise, akoma me kriminale eshte fryma, edukata qe i jepet nga nje qeveri bandite dhe keqberese, e cila stimulon lloj lloj universitete kioska per intersat e mbajtjes se pushtetit dhe i degjeneron e i shkaterron karaktrin akoma te paformuar mire rinise tone…Ky eshte krimi me i madh qe i eshte bere ketij vendi…dhe rezultati dihet dhe shikohet perdite ne cdo aspekt e skene te jetes shqiptare. Kudo duke filluar qe nga zyra me e larte eketij vendi kryemimistria,(ne kemi nje kryeminister kriminel, vrases e genjeshtar, medioker e pakarakter), e deri tek zyra ne e ulet shohim njerz te paedukuar, jo korrekte, te korruptuar, vesellinj, te ligj, injorante, te paditur e te paafte dhe mburren me diplomat e marra pa merite, apo te blera me para apo te fallsifikuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *