Faksimilet e MF: Rrogat e gjyqtarëve, nga 5 milion në muaj. Nuk paguajmë dot, ja propozimet tona

Alqi Kociko

Suksesi i miratimit të reformës në drejtësi u duartrokit nga të gjithë.

Por shumë shpejt hareja “ra në masë” me koston deri vonë të panjohur, të pagave, shtesave, përfitimeve të tjera gjatë detyrës dhe më tej, të pensioneve të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

E para që shprehu rezerva për këtë aspekt të pasqyruar në draftin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, ishte Ministria e Financave.

Dikasteri mund të thuhet se u zu ngushtë nga shuma e fondit vjetor në fjalë.

Përtej logjikës se “klasa e re e drejtësisë do të ketë paga më të larta, me synimin që të mos korruptohet”, pagat e propozuara nga ekspertët e huaj kanë bërë xhiron e medias.

Fakti është që drafti në vetvete, pasqyron përqindjet e rritjet, por jo vetë shumat. Mund të ketë patur edhe mosbesim nëse rrogat 3 deri në 5 mln lekë të vjetra janë reale, apo teprime të medias.

DITA ka në dorë dhe po boton faksimilet e komunikimeve mes Financave dhe Kuvendit për këtë çështje, për të sqaruar çdo paqartësi.

“Sjellim në vëmendjen tuaj se nëse aplikohet skema që parashikon ligji bashkëme shtesat e vjetërsisë, paga bruto shkon mbi 500 mijë në muaj, dyfishi i rrogës më të lartë në Republikën e Shqipërisë” – thuhet ndër të tjera në materialin e MF.

Aktualisht, fondi për magjistratët është 1.8 miliardë lekë.

“Referuar këtyre të dhënave mbi pagën mujore të çdo magjistrati, të propozuar si më lart, rezulton se fondi i nevojshëm për paga dhe sigurimet e detyrueshme shkon në 4.5 miliardë lekë në vit, nga 1.8 miliardë që është aktualisht, ndërsa paga mesatare shkon nga 138 000 lekë/muaj në 330 000 lekë në muaj, pa përfshirë shtesën e pagës për vjetërsi”, thuhet në dokumentin konfidencial të Ministrisë së Financave.

Ndërkaq, Financat janë përballur edhe me një tjetër kosto që nuk mund të llogaritet. Janë pikërisht benefitet si shtesë për çdo fëmijë derisa mbush 18 vjeç (deri 25 nëse shkon në shkollë të lartë) apo kredi të buta, trajtim për pensionet dhe shpërblime vjetore për magjistratët, të cilave nuk mund t’u bëhet një llogari e saktë. Po ashtu transferimi i përkohshëm i një magjistrati shton koston financiare me 1 milion e 300 mijë lekë në muaj, ndërsa njëherë në vit 85 më të mirët shpërblehen me një pagë të 13-të, etj.

“Buxheti tërësor nuk mund të llogaritet saktë nga ne pasi nuk ka karakter të përhershëm”, thotë Ministria.

Financat kanë propozuar një rritje “më të arsyeshme të pagave”, por që gjithsesi për 985 punonjësit e sistemit (shif pjesën “Komente” tek tabela e mëposhtme), e çon në mesatarisht  2 milion e 70 mijë lekë pagën mesatare mujore të magjistratëve pa llogaritur kostot e fshehta.

Tabela më poshtë është propozimi i MF për pagat. Vërehet se sërish paga mujiore bruto megjithëse e ulur, rritet me shtesa për “drejtim” për “vjetërsi” dhe për “funksion”.

Kështu, Ministria propozon rroga që nisin nga ajo e Kreut të Gjykatës Kushtetuese, 2.6 milionë lekë të vjetra, te paga më “e ulët” e prokurorit apo gjykatësit të rrethi, 1.94 milionë lekë të vjetra, pa llogaritur shtesat dhe të ashtuquajturat kosto të fshehura.  / Dita

Pjesë nga materiali i MF me propozimet për pagat e ulura
Pjesë nga materiali i MF me propozimet për pagat e ulura
Pjesë nga materiali i MF, ku tërhiqet vëmendja ligjhartuesve mbi nivelin që arrin paga e magjistratëve nëse aplikohet skema e projektligjit
Pjesë nga materiali i MF, ku tërhiqet vëmendja ligjhartuesve mbi nivelin që arrin paga e magjistratëve nëse aplikohet skema e projektligjit

 

Share This Article
7 Comments
  • Keto jane paga shum te larta per Shqiperine
    Ndaj me mire te jene me keto oaga qe kane
    Se ata edhe me pagat e reja perseri do vjedhin

  • po ikni o legena jepuani leket gjykatsve.ta dim qe i marin ne te paster.se do na i marin ne te zeze dhe ato qe ju thoni gjeni veshtirsi i merni vet.te kuptoni qe leku duhet te vej te profesionistet e jo te koncesionaret

  • Nje justifikim bajat dhe anadollak;rrogat e medha ndaj gjykatesve dhe prokuroreve,gjithmone sipas medjas,eshte frika qe ato te mos korruptohen,ne kete konteks lind pyetja,po pse ligjet ndaj te korruptuarve nuke i trembin keto palo gjykates e prokurore,apo ato mbenen vete ali e vete kadi sikurse gjykatesit ne kohen e turqise osmane.Jemi ne shekullin e 21 ku sipas kushtetutes thuet se para ligjit te gjithe jane te barabarte,si duket ky paragraf nuke i eshte dukur serioz,si politikes se korruptuar ne dite e vite,por as te pergjeruarve eksperte euroamerikane.Kjo nje cudi?Jo por nje servilizem dhe nje produkt nense nuke gaboj i nje servilizmi te shtire,apo pasoje e lekeve te pista nendore.Ja pra qe bota e krim-korrupsionit-imoralo-politik ne te tre pushtetet ne Shqiperi na korruptoje dhe keto te quajtur eksperte nderkombetare,qofsha i gabuat,por pagat e tyre ne nje Shqiperi me mbi 40% te populit te pa pune dhe nje pjese Jo te paket nen minimumin e varferise per te jetuar,duket si nje superluks per gjykates e prokurore.
    Gjykatesit dhe prokuroret jane vetem zbatues ligjesh pra zyrtare si te shumtet qe ka nje shtet dhe jo bashkepuntore me boten e krimit sikurse deri me sot,Nese Gjykatesit,prokuroret dhe politikanet e korruptuar dhe te kriminalizuar deri me sot do te marrin denimin e merituar dhe do t’u sekuhestrohet pasuria,askush prej tyre qe vijne nga pas nuke do te marre guximin te korruptohet kur shikon se cfare pasojash do te kete.
    O popull vetem demostratat paqesore dhe te pa ndaleshme deri ne largimin e kesaj palo politike te superkorruptuar e te superkriminalizuar deri me sot do te benin te mundur nje shtet te se drejtes ku Shqiperia dhe shqiptaret te ndjeheshin krenare para botes.
    Nje fjale e urte popullore thote;se femija po nuke qau as nena nuke i jep me pi.

  • Qe do vjedhin serish, nuk e luan as topi! Keshtu u veprua dhe disa vite me pare, ju ngrit paga ketyre hajduteve, por ata, jo vetem nuk punuan mire, por bene hatane, duke u korruptuar! Lerini pagat ekzistuese, se jane te majme! Ata qe shkelin ligjin, e kapen duke vjedhur, te perballen me ligjin, e te dergohen ne biruce! Xhepi yne nuk perballon shpenzime te tilla te cmendura!

  • David, super i sakte.
    Te barabarte para ligjit, shkelsi i,ligjit te denohet, kushdo qofte.
    Ndryshe i bije qe kushdo ne profesionin e tij te kerkoje me te madhen rroge te mundeshme qe te mos korruptohet, pra tani i bije qe cdo profesionist ose jo, edhe ne administraten shteterore te behet patjeter pjese e zinxhirit te korrupsionit, te pashkeputur ne asnje hallke. Politikanet tane ndihmojne qe te lulezoje korrupsioni me keto ligje qe bejne e miratojne. Turp per ne popull dele, qe bijem tufe ne gremine.

  • Bishti i qenit, bisht qeni ngelet….edhe nga hundet tia fusesh leket fullanit prape do kerkoje demshperblim per prishjen e humorit….do thoni ju s eshte gjykates. Jo nuk eshte gjykates, eshte shembull i njeriut pa bosht ku paraja nuk ndikon per ta bere me te ndergjegjshm dhe me te drejte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *