Asnjë fjalë për Gërdecin. Hollivudi nuk e ka parë të arsyeshme që në filmin War Dogs, të fuste edhe historinë e atij fshati të vogël me emrin Gërdec, i cili pa ferrin më 15 mars të vitit 2008.
“War dogs” me regji të Todd Phillips dhe skenar të Stephen Chin, Todd Phillips, Jason Smilovic, mbështetur mbi librin e gazetarit Guy Lawson “Armët dhe çunat”, nisi të shfaqet dje në Kinema “Millenium” në Tiranë.
Me stilin e komedisë “The Hangover”, Phillips tregon historinë e dy çunakëve hebrenj nga Majemi, David Packouz dhe Efraim Diveroli, të cilët u gjendën pa kuptuar mes një loje shumë të madhe, një trafiku armësh, që niste në Pentagon e mbyllej në vatra të nxehta luftimesh në Lindjen e Mesme në Irak apo Afganistan.
Me nota ironie, me shprehje të tipit “Lufta është ekonomi”, “Paratë bëhen duke anashkaluar rregullat”, “Kujt i intereson nëse nuk thua të vërtetën”, “Kjo duket si e paligjshme”, Phillips ndërton gjithë historinë e çunave, mes armëve, drogës, luksit, aventurave të frikshme, mashtrimeve.
Duket sikur Phillips mban anën e Packouz, interpretuar nga Miles Teller, i cili kur filloi biznesin me ish-shokun e klasës, Diveroli, u bënte meshkujve të pasur masazhe për 75 dollarë.
Ai është i mprehtë, do të donte t’i bënte gjërat si duhej, por nuk i shpëtonte dot joshjes së parave, një apartamenti luksoz që sheh mbi qytet dhe shpejtësisë së “Jaguarit”.
Ndërsa Diveroli, luajtur nga Jonah Hill, është një djalë i shëndoshë, me një të qeshur të panatyrshme, me një aftësi të shkëlqyer aktrimi, për të qenë ai që nuk është dhe në fund edhe besëprerë. Ai nuk i dha kurrë Packouzit paratë që i takonin për punën, edhe pse si për suport moral, regjisori ia “jep” atij në një formë tjetër, si një akt “besnikërie” nga ana e trafikantit më të madh të armëve Henry Girard (Bradley Cooper), që bënte tregti me Shqipërinë.
Historia mund të duket argëtuese, por sipërfaqësore. Me sa duket, qëllimi i regjisorit nuk ka qenë t’u hyjë thellë punëve, por thjesht të ironizojë me Pentagonin.
Nga shqiptarët, i vetmi personazh me emrin real është Ylli Pinari, i cili interpretohet nga aktori rumun Andrei Finti.
Ai shfaqet i veshur me një pallto të gjatë të zezë dhe kapele të zezë republike, rrasur pas koke, nën shoqërinë e një “gjenerali të lartë shqiptar”, uniforma e të cilit ishte pa lidhje: Ajo nuk përkonte me veshjet ushtarake të kohës kur zhvillohen ngjarjet, por më shumë ngjante me uniformat e periudhës komuniste.
Një tjetër personazh shqiptar është Enveri. Në historinë reale, nuk ka asnjë person me këtë emër, por lehtësisht mund të gjesh ngjashmërinë mes Enverit, që mori përsipër shpaketimin dhe ripaketimin e municioneve kineze, me Kosta Trebickën.
Në film nuk thuhet asgjë për vdekjen e tij tragjike dhe enigmatike. Roli i Enverit luhet nga aktori rumun Gabriel Spahiu, që me gjasë mund të jetë me origjinë shqiptare.
Një pjesë e mirë e filmit zhvillohet “në Shqipëri”.
Por Shqipëria prezantohet me një pamje gri së larti, me një rregullsi ndërtesash e me ndonjë katedrale që kalon me shpejtësi, e pamundur të gjendet në vitin 2007 apo 2008 në Shqipërinë reale.
Rrugëtimi për Tiranë shoqërohet me një këngë të viteve të komunizmit, si kolonë zanore. Bëhet fjalë për këngë “Pushka kërkon trima” (Rritu biri i nënës), me tekst të Arben Dukës, kompozuar dhe kënduar nga Tonin Tërshana, fituese e “Anketës muzikore” në vitin 1980.
Kërkimi që regjisori ka bërë rreth Shqipërisë është minimal.
Ai është përpjekur të krijojë një copëz Shqipërie, në periferitë e Bukureshtit apo në ndonjë skutë të Rumanisë, ku ka gjetur magazina të vjetra e ish-zona industriale. Gjatë qëndrimit në Tiranë, Davidi qëndron në një hotel në një rrugë të ndyrë dhe bën vrap në mëngjes nëpër ca rrugë të fëlliqura me baraka.
Jo se në Tiranë nuk ka pasur e nuk ka të tilla, por për vërtetësi të fakteve, çunat kanë ndenjur në “Sheraton”, që ndodhet në një nga zonat më të bukura të kryeqytetit dhe vrapin mund ta bënte fare mirë nga Liqeni.
Shqip dëgjon shumë pak, vetëm kur bëhet fjalë për ndonjë sharje nga nëna. Madje, në një rast, kur një punëtore ankohet për zhdukjen e të shoqit, Bashkim Trebeshina, që ishte shofer i Packouz, me gjasë ajo flet rumanisht, po shqip jo se jo.
Në Shqipërinë e Philips, Packouz rrëmbehet në mes të natës nga hoteli ku rrinte nga njerëz të maskuar që shajnë shqip…
Të gjitha të zezat janë në Shqipëri, veçse për Gërdecin nuk flitet. Tragjedia shqiptare mbyllet vetëm me zhdukjen e shoferit Bashkim, ndërsa shpërthimi nuk përmendet asnjëherë.
*Marë nga kritika letrare e gazetares Alma Mile për filmin

te skenaristet qenka nje me mbiemer Vic.
Qe ketu qeka dhjere historia
une kam qene gjithmone i sigurte qe keshtu do ishte.
ta dini ju sa e hane rryshfetin amerikanet
sidomos ne art e kulture, propaganda dhe manipulimet e paguara jane kulture pune.
po shqipot e shkrete jane ende naive.
besojne se e drejta ia del mbane vete.
pika mu ne koke
kjo tregon sa njohje e vleresim ka hollywood per Shqiperine…dhe ne budallenjte (sidomos mediat)qe i presim keto evente si mrekulli hyjnore…mire na e bejne…si ke wag the dog…
Po ky esht film tip me humor , nuk mund te futej Gerdeci aty
Mos more, po si keshtu? Keta amerikanet te poshter kane qenen gjithnje e te poshter vazhdojne te jene. Le pastaj ata te Hollivudit qe nuk dijne as shqip dhe ngaterrojne barrakat e Bukureshtit me hotel Sheratonin e Tiranes. Dhe te thuash qe kishim nje shprese shume te madhe qe sapo te shfaqej filmi Saliun dhe Shkelzenin do t’i arrestonin dhe do t’i pushkatonin pa gjyq.
O milet shqiptar, mlidhni mendjen, e punoni per vehte. Mjaft i late qeveritaret t’ju vjedhin e t’ju rrjepin dhe merreni vesh mire se nuk zgjidhen problemet e Shqiperise me filmat e Hollivudit. Hollivudi ben filma qe te qisi noi lek, biznes hesapi.
Pas gjithe asaj reklame qe beri Mjerua per kete film dukej sikur tashme sypeshkaqenin do ta njihte e tere bota. I shkreti Mero beri gjithe ate mund dhe i shkoi dem sepse pa e pare filmin kishte vendosur se si do te ishte skenari dhe zhvillimet e tij. Nuk ka gje shoke se tani keni Ibretin, ai po qe ju sjell ne qejf juve.
!???…
Nese deri sot populli nuk e ka kuptuar se Gerdeci eshte nje biznes me shume amerikan, atehere te vazhdoje e te besoje perrallat e Mero&CO.
Nese nuk mjaftuan vendimet e gjykatave per Gerdecin (edhe per 21 janarin!!!), atehere besoni Mero&CO.
Por, mos harroni se ishte eksperti i ardhur nga SHBA, qe certifikoi vdekjen e Trebickes si nje vetevrasje. Ishte po ashtu SHBA, qe i akordoi strehim politik gjeneral Luan Hoxhes, ne ate kohe zv/shef i shtabit te ushtrise, i cili u denua me vendim te formes se prere nga gjykatat shqiptare per rolin e tij ne aferen e Gerdecit. E kuptoni se cfare do te thote kjo?!
Titulli i artikullit eshte i gabuar. Kush ju tha juve se filmi ishte per Gerdecin? Gerdeci si emer as nuk permendet fare ne film.
Filmi eshte per disa cuna hebrenj nga Miami qe zbulojne crregullimet ne kontratat me Pentagonin dhe eshte bere ne rradhe te pare per nje audience amerikane. Shqiperia, Iraku, Jordania, Afganistani jane thjesht detaje qe mund te ishin ne Afrike, ose kudo. Nese doni film per Gerdecin, bejeni vete.