Fushata e fertilitetit që ka xhindosur qytetarët

Ornela

Një fushatë e Ministrisë së Shëndetësisë së Italisë që ka për qëllim të nxisë popullatën të lindë sa më shumë fëmijë është sulmuar me kritika të forta nga qytetarët, që i konsiderojnë posterat e tyre promovuese, pa shije, të vjetëruar dhe seksiste.

“Dita e fertilitetit” që do të zhvillohet këtë 22 shtator, u njoftua nga Ministrja italiane e Shëndetësisë, Beatrice Lorenzin muajin e kaluar në një përpjekje për të informuar publikun për çështje të tilla si “rreziku i rënies së lindjeve” dhe “bukuria e amësisë dhe atësisë”.

Qeveria gjithashtu krijoi një faqe interneti (aktualisht offline) dhe një lojë ‘online’ (edhe kjo offline), me një vezë apo një spermatozoid, që janë pjesë e nismës. Në faqen e internetit qeveria ka publikuar postera zyrtare me mesazhe që inkurajojnë gratë të lindin fëmijë.

CrNWFqlXYAEG_Ae

Kështu, në një prej posterave mund të shihet një grua me një orë rëre, ndërsa mesazhi i thotë: “Bukuria nuk ka moshë, pjelloria po”, duke iu referuar konceptit të diskutueshëm të orës biologjike.

Një tjetër poster tregon lejlekun në një oxhak dhe titullin: “Nxitoni, mos prisni lejlekun!”. Fushata është zgjeruar së fundmi në rrjetet sociale dhe gjithnjë e më shumë njerëz e kritikojnë atë si seksiste dhe fyese.

Cp43GB6XEAAb_DN

Edhe shkrimtari Roberto Saviano, ka marrë pjesë në debat, duke thënë se në një mesazh në Facebook që Ministria e Shëndetësisë duhet të “bëjë hulumtime dhe ta bëjnë lindjen të arritshme për ato çifte që vuajnë nga infertiliteti dhe jo thjesht t’u bëjnë thirrje njerëzve për të pasur fëmijë”.

Italia ka një nga normat më të ulëta të lindjeve në Evropë. Në vitin 2014, norma ishte 8 për 1,000 persona krahasuar me 12 dhe 13 në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA, respektivisht, sipas të dhënave të Bankës Botërore. Në vitin 2015 në Itali kanë lindur vetëm 488.000 foshnje. /DITA

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *