Zgjedhjet në Dibër, Rama: Investime në infrastrukturë

Elton Tafaruci

Kandidati i koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane” per bashkine e Peshkopise, Muharrem Rama, zhvilloi takime elektorale në njësinë administrative të Arrasit dhe fshatrat Çidhën e Mustafë, ku premtoi përfundimin e Urës së Lushës, asfaltimin e rrugëve që lidhin fshatrat me qendrën, krijimin e një ujëmbledhësi për ujë të pijshëm, sistemimin e rrjetit të kanaleve të ujërave të zeza, krijimin e një tregu për prodhimet bujqësore, etj.

Kandidati Rama kërkoi nga banorët e Arrasit që t’i bashkohen me votën e tyre fitores së madhe të Dibrës në 11 shtator. “Kërkoj nga ju që edhe Arrasi t’i bashkoheni ndryshimit të madh të Dibrës, fitores së madhe të Dibrës. Ju kërkoj të më mbështesini fuqimisht për një fitore të thellë më 11 shtator”, u shpreh Rama.

I pranishëm në këtë takim, deputeti i zonës Shkëlqim Cani, vlerësoi kandidaturën e doktor Muharrem Ramës, ndërsa kërkoi nga banorët e Arrasit të votojnë masivisht më 11 shtator.

Share This Article
1 Comment
  • Investime tani??? Po pse ne 3 vjet nuk bene investime kur kishin Shukriun e rilindur? Cfare i pengoi? Mjaft me genjeshtra se nuk u beson me njeri pervec ndonje militanti te thekur!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *