Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se ndryshimet në qeveri nuk do të sillnin as gëzim dhe as shpresë.
Duke reaguar pas dorëheqjes së ministrit të Transporteve, Edmond Haxhinasto, Basha u shpreh se varka e shpuar e qeverisë nuk është në gjendje të përballojë më asgjë.
Basha: Ndryshimet në qeveri nuk sjellin as gëzim dhe as shpresë. Nuk sjellin gëzim sepse të gjithë e dinë që batërdia me tenderat publik, me koncesionet dhe me mënyrat e tjera për të vjedhur buxhetin e shqiptarëve, që për tre vite ka rezultuar në zhdukjen e mbi 3 miliardë eurove nuk do të ndalojë dhe do të intensifikohet. Nuk ka shpresë, nga ky ndryshim në qeveri sepse të gjithë e dinë që përkeqësimi i jetës së shqiptarëve si rezultat i politikave të qeverisë Rama nuk ka asnjë shans të ndryshojë, tashmë që qeveria është në ditët e saj të fundit.
Sipas kreut të selisë blu, ndryshimi i vërtetë do të ishte largimi i Edi Ramës, për arsye: “sepse dështoi për të përmbushur qoftë edhe një premtim të vetëm përpara shqiptarëve”.
Sipas Bashës, Rilindja e tij, provoi nuk ishte gjë tjetër vetëm se skema për të vjedhur pasuritë e shqiptarëve.
Basha: Ishte projekti për t’i dorëzuar Shqipërisë krimit, që e ka mbuluar me drogë nga jugu në veri, ishte projekti për t’i detyruar shqiptarët të zgjedhin midis varfërisë, burgut apo emigracionit. Ndaj, lëvizja e sotme është pritur me indiferencë të madhe. Është një tregues i qartë se ka humbur çdo legjitimitet moral dhe politik, se varka e shpuar e qeverisë, nuk është më në gjendje të përballojë as detyrat më akute të qeverisjes, që janë rendi dhe siguria.

Ti je krimi vete o ligash, dhe pjelle e krimit.