Pas 33 vitesh, në të njëjtën zyrë të katit të parë ku filloi punën si redaktor i gazetës Mësuesi, dita e fundit në detyrë e Ilir Kaninit u shoqërua me një surprizë për të.
Dalja në pension e Ilirit ishte qëllimi i vizitës së palajmëruar të kryeministrit Rama në Ministrinë e Arsimit, ku së bashku me ministren e Arsimit dhe kolegë trokitën në derën e zyrës së Ilir Kaninit, Doktor i Shkencave Historike.
“Edhe pse nuk e njihte personalisht, Kryeministri vendosi t’ia uronte vetë Ilirit ditëlindjen, në shenjë respekti e vlerësimi të shembullit të nëpunësit profesionist, korrekt e Ilir Kanini, shembulli i nëpunësit korrekt, të cilët administrata shqiptare i ka të shumtë dhe që Ilir Kanini i përfaqëson” – thuhet në një postim të MAS.

“Si Iliri ka plot njerëz të ndershëm, ka plot familjarë, prindër apo edhe më të rinj, që janë pjesë e administratës, për të bërë me përkushtim detyrën dhe për të fituar me ndershmëri rrogën dhe bukën e përditshme të fëmijëve dhe familjes së tyre”, u shpreh Rama.
Model i nëpunësit të përkushtuar dhe frymëzues e cilësoi edhe ministria e Arsimit, Lindita Nikolli.
“Ka 33 vite që punon në ministrinë e Arsimit, i dedikuar arsimit fillor, i dedikuar revistës Mësuesi. Ka 33 vite që s’ka marrë asnjëherë raport. Një model që do të na shërbejë të gjithëve, mua të parës, por edhe të gjithëve për modelin e thjeshtësisë, profesionalizmit, korrektesës, ndershmërisë”, u shpreh ministrja.

U rrëfyen kujtime e mbresa nga puna e përbashkët, por edhe batuta e dhurata. Një kravatë ishte dhurata e Ramës, e shoqëruar edhe me një batutë: “Unë jam i gjatë, po kravatat janë normale.”

Filloi te kerkoje Fuat Celen edhe ky palla i gjate. I kane mbushur mendjen qe nuk do edhe shume per t’u bere si Dulla ne vaftit.
Po Shkurte Pal Vata kush do te behet valle?
Po Alban Hodajt kur do ja beni suprizen per ta shporrur nga DAR-i Vlore? Fytyre e diskretituar qe po diskretiton Mininstren dhe Ramen .Apo e paguan shtrenjte znj Lindita nikolla,dhe kjo eshte aresyeja me siguri qe qendron ne krye te DAR-it VL.
Hipokrizi e ndyre e Rames me pensionistet!
Edhe ju te gazetes mos i censuroni komentet tona.