Qeveria gjermane nuk distancohet nga rezoluta për gjenocid

Ornela

Qeveria gjermane nuk do të distancohet nga rezoluta që parlamenti gjerman ka aprovuar, përmes së cilës, vrasjet e kryera nga turqit otomanë kundër armenëve, një shekull më parë, konsiderohet gjenocid.

Kështu ka thënë zëdhënësi i kancelares gjermane Angela Merkel, Steffen Seibert, i cili ka shtuar se kjo rezolutë, ligjërisht nuk është e detyrueshme, njofton AP.

Komentet e Seibert vijnë pasi Der Spiegel ka raportuar, duke u thirrur në një burim, se Qeveria do të distancohet nga votimi i kësaj rezolute, me qëllim që t’i jap fund marrëdhënieve jo të mira diplomatike dhe moslejmit të personelit ushtarak gjerman dhe ligjvënëse në Turqi.

Kjo rezolutë ngriti shqetësime në Turqi, që hoqi ambasadorin e vet për konsultime.

Turqia po refuzon që të lejojë ligjvënësit gjerman që të vizitojnë bazën ajrore në Incirlik, ku është i vendosur personeli ushtarak gjerman.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *