Kombëtarja e Shpresave humb me Greqinë

Dita

Kombëtarja Shpresa humbi me rezultatin 2 – 1 me Greqinë, në sfidën e parafundit në kualifikueset Euro 2017.

Ekipi i Redi Jupit edhe pse realizoi i pari me Latifin në mesin e pjesës së pare nuk doli me pikë nga kjo ndeshje. Shqipëria ruajti deri në minutën e 44’ kur lojtarët grekë realizuan me 11-metërsh.

Kuqezinjtë 21-vjeçarë luajtën të gjithë pjesën e dytë me 10 futbollistë, pasi mbrojtësi Shkalla u ndëshkua me karton të kuq.

Në minutat e fundit vendasit shënuan golin e fitores 2 – 1. Kundërshtari i fundit është Izraeli. Shqipëria U21 ka grumbulluar 12 pikë deri më tani.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *