Hyn në fuqi rregullorja “Për kompensimin e depozitave të siguruara”

Dita

Me urdhër të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë është miratuar dhe sot ka hyrë në fuqi Rregullorja “Për kompensimin e depozitave të siguruara”.

Kjo rregullore është hartuar në zbatim të Ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar, si dhe të planit strategjik të Agjencisë për vitet 2015-2017.

Objekti i saj është detajimi i rregullave dhe procedurave për realizimin e procesit të kompensimit, përzgjedhjen e bankës agjente dhe subjekteve mbështetëse, si dhe ndërveprimin e subjekteve të përfshira nëkëtë proces. Subjekte të kësaj rregulloreje janë subjektet anëtare të skemës, likuidatori, bankat agjente dhe subjektet mbështetëse të kontraktuara nga Agjencia, si dhe subjektet nën likuidim të detyruar.
Share This Article
1 Comment
  • Ky eshte lajm vetem per punonjesit qe punojne ne banka,se vetem ata mund te kuptojne perse behet fjale. Per publikun duhen sqarime me te hollesishme dhe konkretisht cfare fitojne apo humbasin klientet,apo cfare sigurie me te madhe fitojne per depozitat e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *