Kush ikën tjetër?

redaktor
Edmond Haxhinasto, gjate nje ndeshje miqesore futbolli mes Kabinetit Qeveritar “Rama” dhe Ambasadoreve, ne stadiumin Selman Stermasi, ne Tirane./r/n/r/nEdmond Haxhinasto, during a friendly soccer match between the Cabinet Government "Rama" and Ambassadors, at Selman Stermasi stadium in Tirana.

 

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto ka dhënë dje dorëheqjen. Fakti që ai u largua qetësisht, duke i përshëndetur dhe “shpjeguar bashkëpunëtorëve edhe arsyet”, nuk e fsheh dot përfoljen prej muajsh të këtij largimi.

Dhe nuk është nga ato përfolje me “stuhi në qeveri” që shumë media në print dhe online i kanë kthyer në sport periodik.

Jo largimi, por qëndrimi i ministrit në fjalë do ishte befasi. Jo sepse çdo qeveri duhet medoemos të bëjë rrugë (edhe pse në infrastrukturën rrugore ka ende shumë për të bërë), por sepse performanca e Haxhinastos është një nga pikat e dobëta të kësaj qeverie.

Ministri e nisi punën në dikaster me betejën me shoferët e furgonëve të çdo lloji dhe u duk se u vu njëfarë rregulli. Por e mbylli gramatikisht. Aksidenti tragjik rrugor që ndodhi së fundi në Golem (pra majin e kaluar), ishte një veç kapak që i vuri vulën mënyrës së punës së kësaj ministrie: Heqja e një parmaku të domosdoshëm metalik në autostradë, për të pasur akses pika e karburantit të familjes së shefit të kabinetit të ministrit, bëri që një aksident rrugor të shndërrohej në një fatalitet të dhimbshëm me dy fëmijë të vdekur. Ndoshta që aty, ministri nuk duhej të vazhdonte më detyrën.

Por ai vazhdoi dhe madje u justifikua si mundi për këtë ngjarje. Mbase as kishte dijeni për një vogëlsirë parmaku, sepse realisht vëmendja e tij ishte gjetiu.

Një nga fokusimet e ministrit, mund të përmendim përpjekjen për dhënien medoemos të koncesionit “të mirëmbajtjes së Rrugës së Kombit”. Të cilës iu mbivendos edhe konçesioni kalimtar për mirëmbajtjen e Tunelit të Kalimashit. Ndërsa volumi kryesor i punimeve të kësaj ministrie, ishin vijëzime e sinjalistika rrugësh.

Por nuk mund të lihet pa përmendur denoncimi në DITA, i mënyrës sesi u tenderua ujësjellësi i Durrësit, një financim i Bankës Botërore ku u përzien vetë krerët e BB-së, lokalë e rajonalë, bashkia e Durrësit dhe ministria e Transportit, duke bërë çmos, të gjithë bashkë, haptaz dhe nën rrogoz, për t’ja hequr tenderin kompanisë fituese dhe për t’ja dhënë një firme të paracaktuar e cila aq  “kompetente dhe serioze” ishte saqë as formalisht nuk u bë dot gati në kohë për të konkurruar denjësisht, të paktën në… letra.

Një pyetje e thjeshtë: Sa tendera të tillë kanë gëlltitur “vëmendjen” e ministrit?

A do ketë largime të tjera…

Dje u përfol largimi i Ylli Manjanit dhe zëvendësimi i tij me Saimir Tahirin, ndërsa Ministrinë e Brendshme do ta merrte në duar Pandeli Majko.

Por ministri aktual i Drejtësisë i kontaktuar nga DITA e ka mohuar një lajm të tillë.

Po ashtu është përfolur dhe largimi i Ilir Beqajt dhe në vend të tij të vendoset Petrit Vasili nga LSI, ndërsa pritet që dhe Milena Harito të lërë postin për partitë e tjera aleate.

Por një burim pranë kryeministrit i kontaktuar nga DITA theksoi se përpos të gjithë spekulimeve nuk do të ketë më ndryshime në kabinetin qeveritar.

Nuk do të ketë ndryshime të tjera. Largimi i Haxhinastos nuk erdhi si nevojë e një riformatimi të qeverisë, por si një çështje për ekuilibrat e brendshme të LSI dhe zgjedhjet që ata kanë brenda partisë,” thanë për DITA burime zyrtare nga kryeministria.

Share This Article
2 Comments
  • EDHE!?EDHE NE GREQI DHE SOT NE SPANJE QE NUK KA QEVERRI PUNET SHKOJNE ME MIRE !?
    Pandi bythka minister!?UBUBUBUBUBUBU….

  • Menazheri,..menazheri drejtori rrugeve Dashi xhika.Po qe Dashi drejtor i rrugeve eshte hajduti brenda.Haxhinasto nuk ka vepruar vetem.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *